E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> PS-Berishës: Lejo hetimin e Priftit

Partia Socialiste publikon fakte te reja, qe sipas saj, dëshmojnë për fshehje te pasurisë te ministrit te Ekonomisë Dritan Prifti. Sipas forcës kryesore te opozitës zoti Prifti ka fshehur ne deklaratën e tij te pasurisë një apartament ne kryeqytet dhe një vile ne komunën e Lundrës, ne periferi te Tiranes. Por ministri i Ekonomisë Prifti, i cilësoi akuzat e socialisteve si shpifjet e radhës, duke ftuar inspektoratin e deklarimit te pasurive qe te verifikoje pasurinë e tij. Lidhur me rritjen e deklaruar te pasurisë se tij me 1.8 milionë euro, Prifti mohon te ketë detyrime ndaj shtetit, pas shitjes se kompanisë, sipas tij nen kosto. Ne kundërpërgjigje te akuzave te PS, Prifti akuzoi serish kreun e opozitës si përdorues droge, madje për këtë zoti Prifti vuri bast portofolin e tij ministror, nder me te mëdhenjtë e kabinetit Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›