E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Gati ligji per votimin elektronik

Zgjedhjet e ardhshme vendore do te shenojne nje risi ne arritjen e standardeve dhe eliminimin e mundesive per kontestimin e rezultatit. Votimi elektronik, nje ide e hedhur nga kryeministri Sali Berisha dhe mazhoranca, duket se do te aplikohet pjeserisht ne zgjedhjet e pranveres se vitit qe vjen. Ministri i per Teknologjine dhe Inovacionin, Genc Pollo konfirmon se po punohet per nje projekt te pjesshem, i cili do te vihet ne zbatim ne disa zona te vendit gjate zgjedhjeve te ardhshme. Behet fjale per nje projekt qe do te sherbeje dhe si baza e zhvillimit teknologjik per te gjitha zgjedhjet, duke shenuar ne kete arritjen e standardeve me te larta nderkombetare. Ministri Pollo ka theksuar se vec aspektit teknik dhe pergatitjes se infrastruktures, eshte e nevojshme qe te arrihet dhe nje konsensus politik mes paleve. Nje marreveshje politike mbi metodologjine e procesit teknik dhe vendosjen e sistemit te ri te votimit do te krijonte dhe klimen e duhur per te vendosur teknologjine ne shkalle kombetare. “Per kete duhet nje konsensus me opoziten. Mund te operohet me bashki apo me komuna pilot, por kjo duhet percaktuar relativisht heret ne menyre qe te percaktohen shpenzimet”, ka deklarua dje Pollo gjate nje interviste televizive. Per opoziten kjo ide eshte dukur e heret ne kohe, duke qene se ende, sipas saj, nuk jane mbyllur llogarite me zgjedhjet e vitit te kaluar. Nga ana tjeter ministri Pollo shton se projekti i votimit elektronik nuk mund te zbatohet qe ne fillim ne shkalle kombetare. Ai thote se ne zgjedhjet e ardhshme vendore do te aplikohet ky sistem ne disa komuna te vendit, apo qytete. Sipas tij kjo faze do te sherbeje si nje lloj testimi per te edukuar qytetaret, por edhe per te bindur politiken mbi dobishmerine e ketij sistemi te ri. Aplikimi i sistemit ne gjithe vendin do te ishte dicka ideale qe do te shmangte kontestimet. Por sipas ministrit Pollo nuk eshte vetem mungesa e konsensusit apo teknologjise qe mungon, por edhe nje lloj edukimi i votuesve, duke qene se kemi te bejme me nje thyerje te tradites se votimi. “Nuk kemi te bejme vetem me nje personel qe mund te trajnohet ne nje afat te shkurter, por do kemi te bejme me gjithe popullsine qe voton, nga me te rinjte, ata qe mbushin moshen per te votuar per here te pare deri tek me te moshuarit qe kane te drejte te votojne ata duhet te mesojne qe votohet ne nje menyre te re, sepse kane 20 vjet qe votojne me flete votimi dhe t’i vesh perpara nje ekran, nje tastiere apo si do gjendet edhe zgjidhja teknike kerkohet kohe perpara qe t’i thuhet se do votoni ne kete menyre”, u shpreh Pollo.
Qendrimet politike
Estonia eshte nje prej vendeve te pakta ne ish bllokun komunist qe ka aplikuar votimin elektronik. Ne viziten e tij ne Tirane, kryeministri estonez u tregua i gatshem te ndihmonte me eksperte dhe logjistike per vendosjen e ketij sistemi ne vendin tone. Kjo ide u perkrah nga kryeministri Sali Berisha dhe nje pjese e eksperteve zgjedhore, si nje mundesi per te garantuar transparencen me maksimale. Por ne te njejtin mendim nuk kane qene perfaqesuesit e opozites. I pyetur pak kohe me pare ne lidhje me aplikimin e ketij sistemi kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama u shpreh se kjo ide eshte e parealizueshme. “Nuk kam asnje kunder, por jam i bindur se eshte nje utopi e parealizueshme ne realitetin shqiptar”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›