E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> PS: Erdhi buxheti krize

Partia Socialiste e konsideron veçse një farse mediatike rritjen e pensioneve, qe qeveria realizoi me 1 korrik, duke deklaruar se ky ishte reflektimi me i qarte i buxhetit ne krize. Një rritje e pamjaftueshme e papërfillshme dhe tallje për qytetaret, vijon akuzën e saj forca kryesore e opozitës, teksa deklaron se ky është vlerësimi me qesharak për qytetaret qe kane punuar tere jetën për te përfituar kaq pak sot Me këtë rritje pensionesh, sipas selisë roze, qeveria pranoi krizën shumëplanëshe qe ka kapur ekonominë dhe financat publike. Me tej ajo akuzon ekzekutivin, për mungese transparence mbi gjendjen ekonomike te vendit, çka sipas saj, u reflektua edhe ne deklarimin pa fakte te nivelit te të ardhurave te muajit te shkuar "Nëse kjo gjendje ekonomike do të ishte në ato nivele që pretendon qeveria, çfarë nevoje do të kishte për të marrë borxh? Nëse financat publike do të ishin të shëndetshme, atëherë përse nuk ka besueshmëri në tregun ndërkombëtar, por kjo qeveri detyrohet të kërkojë hua të brendshme, në vend që t'i lejojë këto fonde të shkojnë tek biznesi e individët shqiptarë të cilëve ju përkasin. Çdo biznes shqiptar është shumë më i aftë të menaxhojë fonde sesa qeveria, e cila po i thith këto për të mbuluar gropën e babëzisë së pushtetit" - është shprehur deputeti i PS-së Ervin Koçi. Sipas socialisteve qeveria mban sot përgjegjësi për varfërimin e shqiptareve, duke abuzuar edhe me te ardhmen e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›