'> Vlorë, plagoset futbollisti i Flamurtarit
Qëllohet me arme zjarri futbollisti i Flamurtarit Armando Myrtaj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e se shtunës rreth orës 21:00 ne zonën e Skelës ne Vlorë. Për fat te mire i riu 25-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve te para te policisë, Myrtaj është qëlluar me dy plumba pistolete nga një person tjetër i sapo kthyer nga Italia. Emri i te riut qe qëlloi mbi 25-vjeçarin nuk behet i ditur për arsye hetimi, por mendohet qe konflikti i tyre te jete i vjetër. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e te tjera detajeve qe çuan ne plagosjen e te riut vlonjat.