E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Rezoluta për Shqipërinë ne PE

Ne prag te diskutimit te rezolutës për Shqipërinë ne Parlamentin Europian, disa nga eurodeputetet kërkojnë edhe njëherë zgjidhjen e krizës politike ne vend. Nënkryetari i delegacionit te PE-se për Evropën Juglindore, Viktor Boshtinaru, nënkryetari i Parlamentit Evropian Xhani Pitela, si dhe vete relatori i rezolutës, Nikolas Kuntis, kane kërkuar gjetjen e një marrëveshjeje, pasi ne te kundërt, Shqipëria rrezikon integrimin. "Ne në Parlamentin Evropian duam një funksionim me te mire te institucioneve demokratike ne vendin tuaj. Është e rëndësishme qe palët te lexojnë me vëmendje çdo fjali te rezolutës dhe shpresoj qe këtë ta beje edhe kryeministri, sepse ka nevoje dramatike për një zgjidhje politike. Nëse nuk gjendet një zgjidhje e tille politike, kjo mund te dëmtojë nevojat evropiane te Shqipërisë," tha Boshtinaru. Ne te njëjtën linje është shprehur edhe italiani Pitela. "Pengesa qe ekziston është klima politike ne Shqipëri. Nuk mjafton te thuash qe Partia Socialiste me një gjest vullneti shume te mire, hyri ne parlament. Duhen sqaruar modalitetet me te cilat janë zhvilluar zgjedhjet, pra duhet arritur një qartësi e përgjithshme qe i bën mire demokracisë shqiptare," u shpreh ai. Edhe relatori Kuntis ka shprehur nevojën për një zgjidhje. "Me sa pashë edhe gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, vendi dhe shoqëria kanë shumë probleme dhe forcat politike veçanërisht qeveria dhe grupi më i madh opozitar duhet të përpiqen më shumë për të gjetur zgjidhjen e krizës aktuale politike. Në Shqipëri ekzistojnë ligje të mira në mbrojtje të të drejtave të njeriut, ose të grupeve shoqërore, por problemi kryesor është zbatimi i tyre," deklaroi Kuntis. Veç krizës politike, debati ne seancën e Parlamentit Evropian pritet te përqendrohet edhe te probleme te tjera qe mund te bëhen pengesa për integrimin e Shqipërisë, siç janë krimi i organizuar dhe korrupsioni. Një vend te rëndësishëm do te zërë edhe procesi i liberalizimit te vizave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›