'> Shtëpia e toptanëve në gjendje të mjerueshme
Sot është 88 vjeç, por kur ka ardhur te punonte si kamarier ne shtëpinë e një prej familjeve te mëdha shqiptare, Libohoveve, ishte vetëm 13. Daut Çami, është nder te paktet njerëz qe kane jetuar këtu e sot janë ende gjalle për te kujtuar historikun e ndërtesës, ne qendër te Tiranes qe njihet si shtëpia e Toptanëve. Por, kjo banese e ndërtuar ne vitin 1820, e qe ka një histori te mbushur me ndodhi bejlerësh, ka mbetur sot ne këtë gjendje te mjerueshme. Ajo mban statusin e monumentit te kategorisë se pare, por një situate e paqarte mes pronareve dhe laboratorit te restaurimit i cili deri dje qëndronte ne këto ambiente, mban pezull ndërtesën. Nga ana tjetër, drejtues te qendrës albanologjike, nga e cila varet edhe laboratori i restaurimit shprehen se janë te gatshëm qe situata te zgjidhet, por duhet kohe. Copëza pikturash murale, ornamente neper dyert e drurit apo histori mysafiresh te famshëm qe priteshin oda e shtëpisë, janë ato çka kane mbetur sot nga banesa 190 vjeçare.