E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Përplasjet e para në prag të Samitit të Torontos

Ende pa filluar zyrtarisht punimet e samitit te G-20, janë shënuar përplasjet e para mes shteteve europiane dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikës, ne lidhje me masa qe duhen ndërmarrë për krizën ekonomike. Gjate një takimi ne Hanstvill, shtetet me te industrializuara te Evropës, te përfaqësuara nga kancelaria gjermane Angela Merkel, këmbëngulën ne uljen e deficiteve. Merkel tha se, Samiti i Torontos duhet te fokusohet ne konsolidimit te buxheteve, ne mënyrë qe te gjenerohet një rritje e qëndrueshme. Ndërkohë qe presidenti amerikan, Barack Obama, mbrojti politiken e stimulimit te ekonomisë. Sipas Obames, kriza provoi se ekonomitë kombëtare janë te lidhura me njëra-tjetrën dhe se turbulencat ne një vend mund te shpërndahen shpejt ne vendin fqinj, ndaj sipas tij ekonomia duhet ringritur me paketa stimuluese. Ndërsa pritet qe punimet e Samitit te G-20-ës te fillojnë mbrëmjen e sotme me dhjetëra qytetare kane pushtuar rrugët e Torontos për te protestuar ndaj masave ekonomike qe pritet te ndërmarrin shtetet me te industrializuara te botes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›