E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Moisiu e Meidani për krizën

Ish-krerët e shtetit shqiptar i bëjnë edhe njëherë apel klasës politike për zgjidhjen e krizës nëpërmjet bashkëpunimit. Nga Fieri ish-presidentet Alfred Mosiu dhe Rexhep Meidani i kane rekomanduar Rames dhe Berishës dialog e bashkëpunim për te dale nga kjo situate. Sipas zotit Moisiu është e domosdoshme transparenca e zgjedhjeve pasi ne te kundërt votuesit do te zhgënjeheshin dhe ne vend mund te ketë zhvillime te tjera. Sa i përket ndërhyrjes se ndërkombëtareve, ish-presidenti Moisiu është për një zgjidhje qe vjen jo nga jashtë, por nga protagonistet brenda vendit. Dy krerët e shtetit theksuan domosdoshmërinë e ndarjes se komisioneve zgjedhore nga politika. Rekomandimi i dy ish-presidenteve vjen pas rezolutës se parlamentit Europain e cila fton palët politike te mos ndërpresin dialogun dhe te gjejnë sa me shpejt zgjidhjen e krizës gati 10 mujore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›