E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> "Zorba" greke e shqiptareve

Ashtu siç pritej "Zorba" e famshme greke ka ngjallur interes për publikun. Mbrëmja e premierës se baletit me koreografi nga Arjan Sukniqi, ka ngjitur ne skene një trup te tere artistesh te shoqëruar nga orkestra e Teatrit Kombëtar te Operës dhe Baletit. E veçante ne këtë premiere absolute ka qene edhe ardhja e dy protagonisteve kryesore, balerinëve shqiptare te teatrit te Athinës. Blendi Latifaj dhe Altin Korruti, ku ky i fundit ka veshur dhe petkun e personazhit kryesor fshatarit nga Kreta, Zorba. Manjola Nallbani ka qene e ftuara tjetër e baletit, e cila ka shoqëruar vokalisht një pjese se vënies skenike. "Zorba" do te vazhdoje te shfaqet ne Teatrin e Operës deri ne fund te muajit qershor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›