E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Reagimet për shpërthimin në Mitrovicë

Incidenti ne Mitrovicë ku një person humbi jetën dhe 11 te tjerë u plagosen si pasoje e një shpërthimi gjate protestës se te premtes krahas reagimeve ne Serbi dhe Kosovë, ka sjelle edhe reagime te ndërkombëtareve. Presidenti i BE-se Van Rompuy dhe zyrtarja e larte për punët e jashtme, Kethrin Ashon kane kërkuar nga Brukseli hetim te plote për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq i menjëhershëm ka qene edhe qëndrimi i ministrisë sonë për punët e jashtme qe ka dënuar shpërthimin ne Mitrovicë. Mëngjesin e sotëm presidenti serb Boris Tadic ka shtyre vizitën e tij për ne Mal te Zi, për te marre pjese ne mbledhjen e këshillit te sigurimit te Kombeve te Bashkuara me 6 korrik ku do te ngrejë shqetësimin e tij rreth dhunës ne Mitrovice. Ndërkaq ne Kosovë palët nuk janë lëkundur. Ministri i brendshëm bajram Rexhepi deklaroi se edhe pas këtyre ngjarjeve qeveria e Kosovës nuk do te mbylle dhe as nuk do te ndryshoje logon zyrës për shërbime civile te hapur te premten ne lagjen e boshnjakeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›