E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> PS: Qeveria cënon depozitat

Partia Socialiste ka ngritur sërish shqetësimin për krizën ekonomike në vend e cila sipas nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli, po thellohet për shkak të keqmenaxhimit të financave nga ana e qeverisë. Kodheli iu referua një tjetër tentative te ekzekutivit, siç e ka cilësuar ajo, për të marrë borxh tek bankat, ku shumë shqiptare kanë depozituar kursimet e tyre. "I bëjmë thirrje Sali Berishes dhe Ridvan Bodes, te heqin dorë nga depozitat e shqiptareve te cilat po tentohet te përdoren për te mbuluar krizën e thelle ekonomike". Kodheli shtoi se borxhi publik po zmadhohet dhe kjo, sipas saj, paraqet pasoja kërcënuese për ekonominë. Deputetja socialiste akuzoi me tej qeverinë gënjeu edhe për rritjen e pensioneve kur dhe për këto shtesa, paratë do t'i marrë borxh nga bankat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›