E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Tring, oferta "tre në një"

Tashme te gjithë klientët e "Tring Communications" do te kenë mundësi te marrin me një oferte ne një pakete te vetme, internetin, telefoninë dhe televizionin. Kjo teknologji novatore sipas drejtuesve te kompanisë, është arritur fale bashkëpunimit me një tjetër emër te madh ne bote, "Alcatel". Kështu "Tring Communications" i është dhënë mundësia t'i drejtohet një tregu krejtësisht të ri dhe me një gamë shumë të fortë shërbimesh. Po ku qëndron ne detaje risia e këtij bashkëpunimi? Operatori "Tring Communications" bashkë me "Alcatel" fillojnë aplikimin për herë te parë te IP-TV përmes ADSL. Kjo përmbajtje unike nuk është gjë tjetër veçse një teknologji qe ofron zë, video dhe transmetim të dhënash shërbimi për internetin. "Tring Communications" është rritur ndjeshëm për sa i përket shërbimeve të internetit dhe asaj televizive, duke mbledhur rreth ofertave te hedhura ne treg, më shumë se 12.000 abonentë interneti dhe 250.000 abonentë te televizionit ne me pak se një vit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›