E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Korçë, përplasje për KRRT-në

Përplasjet mes te majtëve e te djathtëve nga salla e këshillit bashkiak te Korçës, tashme janë zhvendosur ne KRRT-në e qytetit. Kryetari i bashkise se Korçës akuzon te djathtët se po përpiqen te politizojnë KRRT-ne duke bllokuar edhe punën e institucionit qe ai drejton. Sipas Peleshit, PD-ja dhe LSI-ja pasi kane arritur shumicën ne këshillin bashkiak, po tentojnë te marrin edhe drejtimin e KRRT-së duke kërkuar ndërrimin e një anëtari me profesion arkitekt. Por këshilltarët demokrate pretendojnë te kundërtën. Sipas tyre, kërkesa për te ndërruar një anëtar te KRRT-se, te propozuar para tre vjetësh nga LSI-ja, behet për te mbrojtur nga shkatërrimi vlerat urbane. Për shkak te mosmarrëveshjeve ka dështuar edhe mbledhja e radhës e KRRT-se se Korçës e cila përbehet prej 15 anëtaresh, shtate prej te cilëve i përkasin PD-së dhe aleateve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›