E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Renditja e re e FIFA-s

Ndryshime drastike ne renditjen e FIFA-s pas kampionatit botëror. Ashtu siç pritej, kampionia e re e botes, Spanja i ka marre fronin, Brazilit, duke u ngjitur ne vend te pare. menjëherë pas saj, finalistja humbëse e botërorit, Holanda, ndërsa skuadra Selesao ka zbritur ne vendin e trete. Humbësit me te mëdhenj janë padyshim Franca dhe Italia, qe bene edhe paraqitjen me te dobët ne këtë kampionat. Gjelat kane zbritur me 12 pozicione dhe tani ndodhen ne vend te 21-të, ndërsa Axurrey kane humbur gjashte pozicione, duke u renditur ne vend te 11-të. Uruguaji ishte surpriza e këtij botërori dhe kjo nuk kishte si te mos reflektohej ne renditjen e FIFA-s për këtë muaj. Skuadra Celeste ka fituar dhjete pozicione dhe tani ndodhet ne vend te gjashte, menjëherë pas te mëdhenjve. Rikuperim spektakolar edhe për Paraguain e Zelandën e re, për shkak te paraqitjeve te tyre impresionuese. Për çudi përfaqësuesja angleze, megjithë paraqitjen e dobët ka fituar një vend, për tu ngjitur ne pozicionin numër shtate. Edhe pse nuk mori pjese ne Botëror, edhe pse nuk zhvillua fare ndeshje, edhe kombëtarja jone ka lëvizur ne renditje, duke fituar madje tete pozicione, për tu ngjitur ne vend te 71-të.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›