E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Australi, të shkosh vetë te krokodili

Te shkosh si cjapi te kasapi. Kjo i ka ndodhur një 36-vjeçari australian, i cili ka shpëtuar vetëm me një kafshim nga një krokodil, ndërsa ishte futur ne territorin e tij ne gjendje te dehur. Megjithatë, pasi i ka dale pija, protagonisti është shprehur se donte thjesht ta përkëdhelte kafshën. Michael Njuman ishte nxjerre jashtë një pabi ne qytetin e Brumit, përpara se te hynte ne kopshtin zoologjik, ku kishte tentuar t'i hipte ne kurriz krokodilit te quajtur Fatso. "Krokodilit nuk i pëlqeu shume veprimi i tij dhe i kafshoi këmbën e djathte," u shpreh një agjent policie. Autoritetet deklaruan se e përzunë Njumanin nga pabi pasi ishte i dehur. Pasi e kafshoi Njumanin, krokodili e la atë te largohej dhe kështu 36-vjeçari u kthye ne pab për te kërkuar ndihme, duke shpëtuar kështu për mrekulli.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›