E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> PS: Politika lidhje me mafian

Socialistet kërkojnë publikimin dhe ndëshkimin e gjithë qeveritarëve që janë identifikuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror si të lidhur me mafien, krimin e organizuar dhe shërbimet e huaja sekrete. Nënkryetari i grupit kuvendor Socialist Sajmir Tahiri iu referua raportit jo-publik te shefit te SHISH, Bahri Shaqiri, për te denoncuar lidhjet e një pjese te politikes me krimin. Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare, deklaroi me përgjegjësi të plotë se vitin e kaluar mafia, krimi organizuar dhe shërbimet sekrete të vendeve të huaja, kanë sponsorizuar për emërimin dhe ngjitjen në karrierë të qeveritarëve dhe politikanëve, dhe se po këta qeveritarë, sot vazhdojnë ende të mbajnë lidhje të ngushta me sponsorizuesit e tyre, mafia, krimi i organizuar dhe shërbimet sekrete të vendeve të huaja". Pas publikimit ne media te pronave te deklaruara nga zyrtaret e larte, numri dy i grupit socialist tha se te vetmit persona qe pasurohen ne këtë kohe krize janë ministrat e qeveritaret.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›