'> KRRTRSH: Pakt ujërash me Kosovën
Edhe ujërat qe lidhin Shqipërinë me Kosovën do te jene objekt i te drejtës ndërkombëtare dhe i një studimi ndërqeveritar për te vendosur për atë qe kryeministri Berisha e cilëson "interes te përbashkët kombëtar". Ne rastin konkret, ne themel te këtij interesi është energjia qe pritet te prodhohet nga hidrocentralet qe do te ngrihen mbi lumenj qe burimin e kane ne Kosove, derdhjen ne Shqipëri e anasjellas. Behet fjale për 5 hidrocentrale ne pellgun e Lumes qe nuk morën një "po" përfundimtare ne KRRTRSH, për shkak se për këtë duhet te vendosin qeveritë e dy vendeve. Megjithatë sipas investitorëve, me fitimprurës e pa ndikim ne mjedis është projekti qe sot u prezantua ne KRRTRSH, me një kosto prej 30 milion eurosh e me një prodhim prej 120 milion kw orësh ne vit. KRRTRSH-ja miratoi dhe dy projekte për prodhimin e energjisë me ere ne zonën Çerrave- Vreshtas - Qendër Bilisht ne qarkun e Korçës, si dhe ne Kryevidh te Kavajës. Për këtë te fundit kryeministri kërkoi shmangien totale te zhurmave qe mund te shkaktojnë dhjetëra aerogjeneratorë qe do te ngrihen pranë zone turistike Me "ok" e KRRTRSH do te ngrihet dhe një hidrocentral ne zonën turistike te Lukovës, si dhe do te ndërtohen dy masterplane turistike ne Vilbashtove, e ne zonën Pogradec-Drilon. Këshilli miratoi dhe një projekt për depozita nafte ne Porto Romano, duke e kushtëzuar me ngritjen e impiantit qe pastron, jo vetëm ujërat inxhinierike, por edhe ato te zeza.