E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni: Renova barazon me liderin e tabelës

- Kapiteni i skuadrës së Renovës, Fisnik Nuhi deklaroi për Albania-Sport se Rabotnicki ishte kundërshtar më i mirë në pjesën e parë."Patëm fat në pjesën e parë Rabotnicki nuk i shfrytëzoj rastet e veta. Në pjesë e dytë u stabilizua loja jonë dhe aritëm që të tregohemi më të rrezikshëm drejt portës vendase. Me golin e Jancevskit erdhën edhe rastet tjera. Pasi që më vonë Beqiri nuk ariti të shënoj," tha Nuhiu.
Nuhiu më tutje shtoi se është e dhimbshme kur dihet se në sekondat e fundit kanë pranuar golin e barazimit."Kishim rastet tona në pjesën e dytë dhe në castet e fundit vendasit shfrytëzuan një rastë duke shënuar golin e barazimit. Sidoqoftë ne edhe para takimit deklaruam se edhe me një pikë jemi të kënaqur dhe se humbja nuk vjen parasysh," u shprehë Nuhiu.
Në ndeshjet e ardhshme skuadrën e Renovës e presin takime më të lehta me kundërshtar të cilët rrezikohen për ndeshje suplementare."Por deri në fund të kampionatit do të luftojmë për të shënuar fitore, me qëllim që tja arimë vendin e katërt. Kundërshtarët janë relativisht më të lehtë por ne do të angazhohemi maksimalisht," u shprehë për në fund kapiteni bardhekaltër Fisnik Nuhiu.
Ne ndeshjet e ekipeve shqiptare me autsajderet Shkendija - Vellazerimi dhe Bashkimi - Bregallnica fituan vendasit me rezultat 4-2 respektivisht 2-1

Rezultatet

Rabotnicki 1-1 Renova
Bashkimi 2-1 Bregalnica
Makedonija 2-0 Pelister
Vardar 2-3 Pobeda
Napredok 2-0 Sileksi
Shkendija 4-2 Vllazrimi

Renditja

1. Rabotnicki 62
2. Makedonia Gj.P. 59
3. Pobeda 59
4. Vardar 54
5. Renova 50
6. Pelister 42
7. Napredok 39
8. Bashkimi 36
9. Sileks 32
10. Shkëndija 32
11. Bregallnica 10
12. Vëllazërimi 9

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›