Tre kandidate per sulmin dhe pakënaqësitë e Bariçit

"Shikoni, qysh prej ditës sime të parë të punës, por dhe përtej ditës së sotme, së bashku dhe me drejtuesit e lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit kërkojmë një ekip që t'i shërbejë sa më mirë të ardhmes së Kombëtares shqiptare".
Edhe pse Oto Baric është 74 vjec, ai është i "marrosur" pas të rinjve të talentuar dhe jo pas veteranëve: " Me këtë pikësynim gjatë rrugës sime si trajner, duke parë faktin se shumë lojtarë të vjetër në moshë luajnë jashtë shumë pak apo nuk luajnë fare, unë kam kërkuar lojtarë të rinj. Unë e kam përsëritur shpesh se ne do të bëhemi vazhdimisht e më të mirë. Nuk është aq e lehtë të gjesh lojtarë të rinj".
"Unë gjithmonë kam menduar për Memellin. Kampionati në Suedi sapo ka filluar, por unë shpresoj se Migeni do të jetë pjesë e ekipit, pasi është një lojtar që di të mendojë futboll. Duhet ta keni parasysh se Kombëtarja nuk është e askujt, por e lojtarëve që premtojnë", - thotë Baric për sulmuesin e Gais në Suedi.
"Në parim, një trajner nuk mund të presë të shënojnë mesfushorët, por sulmuesit", - ankohet Baric. "Bogdani e ka shfaqur plotësisht veten kohët e fundit, duke bërë një figurë të mirë në Itali, edhe pse ekipi i tij, Kievo, ndodhet në një situatë të komplikuar ku diskutohet dhe rënia në Serinë B".
Trajneri nuk lë pa përmendur sulmuesin e Karlsruhes dhe golashënuesin më të mirë të Bunsdesligës 2. "Kapllani ka shënuar 17 gola në Gjermani, por fatkeqësisht po luan jo aq mirë me ne. Unë jam i bindur se do ta shfaqë veten.
"Bushi bëri një rikthim të besueshëm dhe unë besoj se ai do të jetë pjesë thelbësore e ekipit tonë. Por e rëndësishme për të gjithë këta është shënimi i golave me Kombëtaren". E ardhmja? "Tani po kërkojmë lojtarë të rinj në vijën sulmuese. Janë tre kandidatë, por nuk dëshiroj të përmend emrat para kohe", - përfundon Baric.