Serbia, destinacioni i ri i ekipeve shqiptareApolonia e drejtuar nga serbo-boshnjaku Esad Karishik e kreu atë në Peshter, ndërkohë që të enjten, është radha e Vllaznisë të “transferohet” pas Pukës (ku kreu pjesën e parë përgatitore) në Sllati

Në vitet e fundit destinacionet e huaja të skuadrave shqiptare për të kryer fazat përgatitore verore apo dimërore ishin Turqia, Maqedonia e Mali i Zi, duke mos harruar të përmendim edhe ndonjë përgatitore luksi si Partizani në Gjermani, Tirana në Hungari e Egjipt apo dhe Flamurtari në Itali.
Por tani hartës së emigrimit të skuadrave elitare shqiptare i është shtuar edhe një vend i ri, Serbia. Apolonia e drejtuar nga serbo-boshnjaku Esad Karishik e kreu atë në Peshter, ndërkohë që të enjten, është radha e Vllaznisë të “transferohet” pas Pukës (ku kreu pjesën e parë përgatitore) në Sllati Bor të Serbisë.
Aktualisht, Shkumbini, Besa, Dinamo e Gramozi po kryejnë fazën përgatitore në Mavrovë e Strugë të Maqedonisë, ndërsa Teuta në Pogradec. Nga skuadrat e tjera të Superligës, Tirana pas stërvitjes në Maqedoni, është duke e kryer atë në kryeqytet, Flamurtari në Vlorë, Skënderbeu në Korçë, Kastrioti në Krujë e Laçi në qytetin e tij.
E Marte, 04 Gusht 2009