E Diel, 1 Nëntor 2026

Renato Arapi firmos për BesënBesa vazhdon përgatitjet në Mavrovë të Maqedonisë, ku ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore të humbur 5-2 me Dinamon.

Pas dy sezonesh të shpenzuara në Danimarkë me Sikleborgun, mbrojtësi Renato Arapi (22 vjeç) u bashkua me Besën, me të cilën ka luajtur në sezonet 2004-2005, 2006-2007 dhe pjesën e parë të 2007-2008.

TRI SKUADRA
Arapi, i cili ka veshur edhe fanellat e Dinamos e Erzenit, ka zhvilluar 64 ndeshje në Kategorinë Superiore, duke shënuar 2 gola. Në vijën mbrojtëse të Besës aktualisht janë Liridon Leci, Alban Dragusha, Erand Hoxha, Erbim Fagu e Bazian Tragaj.

DHJETE FUTBOLLISTE
Dhjetë futbollistë të rinj kanë nënshkruar për skuadrën e presidentit Nexhat Bizhdili: Babaj, Babamusta, Shehi, Fagu, Dragusha, Dhembi, Poçi, Kaçiu,  Hasalla e tani Arapi. Besa për sezonin e ri 2009-2010 do të drejtohet nga trajneri i njohur Shpëtim Duro.

NJE MIQESORE
Besa vazhdon përgatitjet në Mavrovë të Maqedonisë, ku ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore të humbur 5-2 me Dinamon.

E Marte, 04 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›