E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoreski, pranë firmës me ShkumbininPeqinasit kanë zhvilluar dy miqësore gjatë fazën së tyre përgatitore në Strugë të Maqedonisë, me Ohrin dhe Flamurtarin e Prishtinës.

Mesfushori maqedonas Sasho Gjoreski, i cili në pjesën e dytë të sezonit 2007-2008 ishte në forcë me Tiranën, mund të bashkohet me Shkumbinin për kampionatin e ardhshëm. Mesfushori është pëlqyer nga trajneri i peqinasve, Gugash Magani: “Gjoreski është në planet tona. Përveç atij jemi në pritje edhe të dy lojtarëve të  tjerë, për të cilën do të japim verdiktin pasi t’i shohim”. Gjatë ditëve në përgatitoren e Strugës, në provë ka qenë edhe sulmuesi bullgar Pepi Bozhijanov. Shkumbini ka firmosur më parë me Erjon Xhafën, Endri Bakiun, Viktor Gjylën, Hetlem Çapjen, Isidor Sekserin dhe Ardi Sekserin. Peqinasit kanë zhvilluar dy miqësore gjatë fazën së tyre përgatitore në Strugë të Maqedonisë, me Ohrin dhe Flamurtarin e Prishtinës.

E Marte, 04 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›