'> Shkëmbim zjarri ne Lezhë, vritet adoleshenti

Një shkëmbim zjarri ne fshatin Balldren te Lezhës, mes policisë dhe një grupi personash ne kërkim, i ka marre jetën një 16-vjeçari me inicialet A. S. Personat e identifikuar si autore te një grabitjeje pak dite me pare, nuk kane ndaluar përpara një postblloku te ngritur nga policia e Lezhës. Mësohet se policia ka paralajmëruar te rinjtë qe te ndalojnë, por ata nuk i janë përgjigjur thirrjes, duke u larguar me shpejtësi nga postblloku. Si pasoje, oficeri i policisë Dritan Loreci, ka mbetur i plagosur ne përpjekjen e tij për te ndaluar personat ne ikje. Menjëherë policia është vene ne ndjekje te automjetit me targa TR 7870 R, i cili ka ndaluar ne fshatin Balldren te Lezhës, ku ka nisur dhe shkëmbimi i zjarrit me policinë. Sipas policisë, dy persona kane braktisur makinën dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa ne njërën sedilje te makinës është gjetur i vdekur një 16-vjeçar, i cili udhëtonte me grabitësit. Mësohet se forca te specializuara, edhe nga Tirana kane mbërritur ne vendngjarje dhe kane nisur kërkimin për kapjen e dy te rinjve. Policia bën te ditur se pak dite me pare disa persona te maskuar kane grabitur tre shtetas malazeze ne rrugën Lezhë-Shkodër duke u marre rreth 20 mije euro dokumentet amerikane dhe makinën me te cilën udhëtonin. Për gjetjen e tyre ishte vene dhe një shpërblim prej 500 mije lekesh nga policia.