E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Gishtat, ne vend te penelit

Përgjatë shëtitores së Sarandës, e cila ne vere shndërrohet ne një treg ambulantesh me produkte te ndryshme, ka zënë vend edhe një piktor maqedonas qe ne vend te penelit përdor gishtat dhe copëza gazetash. Në çdo orë të mbrëmjes tryeza e punës se Mite Stankovskit rrethohet nga dhjetëra kalimtarë, qe me shume sesa blejnë një pikture te tille, shohin me kureshtje se si ne pak minuta arrihet tabloja e kërkuar. "Kjo teknike quhet Airbrush dhe përdoret shume ne Evrope. Çdo vere unë shkoj ne qytetet ku nuk është aplikuar ende ky stil. Këtë vit zgjodha Sarandën, një qytet vërtet i bukur. Shoh qe njerëzit i pëlqejnë pikturat, por me shume i tërheq mënyra se si unë punoj," thote Stankovski. Piktori përdor bojëra uji dhe akrilik për punimet, te cilat thotë se jetojnë shume vjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›