E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Autobusi ne gremine, vdesin gra e fëmijë

Një tragjedi ka ndodhur gjate pasdites rreth orës 17:20 ne fshatin Dom te Komunës Gjegjan. Një autobus i nisur nga Durrësi drejt Fushe-Arrezit ka humbur kontrollin dhe ke përfunduar ne gremine ne një thellësi mbi 400 metra, duke përfunduar ne lumin Fan i Madh. Ne autobus mësohet se ndodheshin me shume se 20 pasagjere, por numri i tyre nuk është i qarte për shkak te kaosit ne vendin e ngjarjes ku kërkimet janë te vështira për shkak te motit te keq dhe shiut qe po bie pa reshtur. Krerët e policisë dhe dëshmitarët e kontaktuar nga Vizion Plus ne vendin e ngjarjes flasin për te paktën 7 viktima ndërkohë te plagosurit kane nisur te transportohen ne spitalin e Rrëshenit. Viktimat mendohet se janë te gjitha gra dhe fëmijë. Mes te plagosurve është dhe shoferi i autobusit me targa PU 13 30 A Zef Koreci. Mësohet se te gjithë spitalet rreth zonës kane kaluar ne gatishmëri ndërkohë qe kane nisur ambulancat e tyre drejt vendit te ngjarjes. Ne fshatin Dom janë nisur dhe 2 helikopterë qe do te përpiqen te ndihmojnë për transportin e pasagjereve, por koha e keqe vështirëson ndërhyrjen e tyre. Ne ndihme te te aksidentuarve mësohet se përveç ambulancave janë nisur dhe forca te shumta policie, te drejtuara nga kreu i tyre Hysni Buyrgaj si dhe nga zëvendës ministri i brendshëm Avenir Peka. Ndërsa ministria e brendshme ka ngritur një shtab emergjence. Megjithatë mësohet se ata qe kane dhënë ndihmën e pare me te rëndësishme kane qene banoret e zonës te cilët janë vene te gjithë ne shërbim te situatës. Pak minuta me pare drejt vendit te tragjedisë është nisur dhe kryeministri Berisha i cili anuloi vizitën e paralajmëruar gjate ditës për disa inaugurime ne Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›