E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Topalli: Te gjithë, për një bote pa dhune

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marre pjese ne samitin ndërkombëtar te femrave kryeparlamentare ne Zvicër, për te diskutuar rreth dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Zonja Topalli ishte përzgjedhur si drejtuese e panelit kryesor te diskutimit ne konference. Ne këtë samit biseda u fokusua ne bashkëpunimin evropian e botëror, ne luftën ndaj dhunës ne familje, mbrojtjen e shëndetit dhe luftës ndaj kancerit, si dhe mbrojtën e fëmijëve. Sipas Topallit, është e domosdoshme qe dialogu global te vazhdoje për te ndërtuar një bote pa dhune për familjet dhe veçanërisht fëmijët. Kryetarja e Kuvendit theksoi se edukimi i fëmijëve mbetet një prioritet, ashtu si edhe legjislacioni me i forte për mbrojtjen e te drejtave te tyre. Ne ketë samit botëror, kryetarja e Kuvendit shoqërohej nga nënkryetari i kuvendit, zoti Namik Dokle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›