Shmangen detyrimin doganor arrestohet pronari dhe financierja e firmes
Tentuan te shmangnin detyrimin doganor dhe ti kalonin mallrat kontrabande por rane ne prangat e policise. Pronari dhe financierja e nje firme ne qytetin e Durresit jane arrestuar diten e djeshme nga policia pasi iu gjeten dokumente e praktika doganore te falsifikuara si dhe praktika te bardha doganore. Burime nga strukturat kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Policise Qarkut Durres bejne me dije se te arrestuarit jane Clirim Bregu 40 vjec banues ne Tirane pronar dhe administrator i firmes Unitrans Albania dhe Isilda Kipi 30 vjece banuese ne Tirane ish-punonjese ne rolin e financieres ne firmen Unitrans Albania e denuar me pare per vjedhje me ane te shperdorimit te detyres. Ndalimi i tyre u krye ne vijimesi te nje hetimi te filluar ne muajin shtator 2011 nga kjo strukture. Ne kuader te po te njejtit hetim policor ne daten 17 shtator u be ndalimi i shtetasit Gjergji Kovaci i cili me automjetin tip trajler transportonte mallra te ndryshem nga ata te deklaruar duke synuar shmangien nga detyrimi doganor. Gjykata e Rrethit Durres diten e djeshme vendosi kryerjen e kontrolleve ne ambientet e zyrave dhe banimit te shtetasve te dyshuar si te implikuar ne kete veprimtari. Burime nga policia bejne me dije se gjate kontrolleve te ushtruara u gjeten e sekuestruan ne cilesine e proves materiale dokumente e praktika doganore te falsifikuara si dhe praktika te bardha doganore. Lidhur me procesin e ndalimit tyre policia e Durresit kreu veprimet procedurale te nevojshme dhe materialet per veprat penale te Kontrabandes me mallra qe paguhet akcize dhe kontrabandes me mallra te tjere ne bashkepunim i kaluan per ndjekje Prokurorise se Rrethit Durres.