eshtja e Aldo Bares dosja ne duart e Ministrise se Drejtesise
Pas rrezimit nga Apeli i denimit me burgim te perjetshem per kreun e Bandes se Lushnjes dhe kthimit te ceshtjes ne rigjykim nga e para Ministria e Drejtesise ka marre ne dore per te analizuar dosjen e Aldo Bares. Ministria do te inspektoje te gjitha vendimet gjyqesore dhe masat e sigurise se dhena ndaj Alfred Shkurtit ose i njohur ndryshe si Aldo Bare. Burime nga Gjykata e Krimeve te Renda bejne te ditur se do te kontrollohen te gjitha dosjet nga dosja e themelit te ceshtjes e cila ka nisur ne vitin 2006 e deri tek vendimi i gjykates se Apelit i dates 3 tetor 2011. Ne seancen e tre tetorit u rrezua vendimi i gjykates se Krimeve te Renda per ta denuar Baren me burgim te perjetshem pasi sipas avokatit te tij Vladimir Mece ne gjykim kishte pasur shkelje procedurale. Aldo Bare do ti nenshtrohet nje tjeter procesi gjyqesor me te tjere gjyqtare. Meqe te te gjithe gjyqtaret kane konsumuar te drejten e gjykimit per Banden e Lushnjes veshtiresia per caktimin e nje trupe te re gjyqesore do te zgjidhet me nje kerkese te re per KLD-ne me qellim delegimin e nje trupe gjyqesore. Rikthimi per rigjykim i ceshtjes i jep te drejten Alfred Shkurtit per te kerkuar gjykim te shkurtuar cka do te thote perfitimin e uljes se 1/3 se denimit perfundimtar te dhene nga gjykata. Kreu i Bandes se Lushnjes akuzohet per te pakten 12 akuza 5 prej te cilave jane per vrasje ndersa te tjerat pengmarrje tortura dhe perdhunime.