'> PS: Mashtrim me ekonominë
Duke akuzuar qeverinë për shkatërrim te ekonomisë dhe thellimin e varfërisë si pasoje e korrupsionit qeveritar, partia Socialiste nëpërmjet deputetit Arben Ahmetaj, ka deklaruar se pushteti PD - LSI mashtron për krijimin e vendeve të reja të punës dhe shifrat për rritje ekonomike. Duke iu referuar fasonëve, deputeti Socialist tha se mburrja për rritje të eksporteve është joreale, kur deri më tani rezultojnë 11mijë vete të pushuar në këto ndërmarrje gjatë muajve të fundit. E njëjta situate problematike sipas tij është edhe ne bujqësi. 100 mijë vende pune sipas deputetit Socialist, janë humbur në pak muaj për shkak të korrupsionit Berisha - Meta. Përballë këtyre problemeve te rëndësishme, theksoi Ahmetaj, PS-ja mbetet e vëmendshme ndërsa premton te rishikoje politikat sociale pas ardhjen në pushtet.