'> Shtyhet procesi Gërdeci
Procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit është shtyre serish për shkak te mungesës se tre avokateve. Por, ne seance avokati Maks Haxhia i kërkoi trupit gjykues qe te mos penalizonte mbrojtësit e tjerë ligjore, për shkak te mos prezencës se disa avokateve. Gjykata sipas Haxhise, ka avokate kryesisht me te cilët mund te kryeje zëvendësimet, duke mos lejuar zvarritjen e procesit. Por, kryetari i trupit gjykues Ritvan Hado ka replikuar me Maks Haxhine, duke i thëne se ai si kryetar i dhomës se avokatisë mund ta zgjidhe këtë problem. Ndërkohë, tre dëshmitarët e thirrur nuk janë marre ne pyetje, ndërsa seanca e radhës u caktua ne datën 2 korrik.