E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Rezoluta për Shqipërinë, votim në Strasburg

Pas votimit te rezolutës ne Komitetin për punët e jashtme te Parlamentit Europian, i takon Strasburgut te shprehet ne lidhje me këtë dokument, i cili përmban vlerësimet për ecurinë e Shqipërisë ne procesin e integrimit. Përmes një njoftimi zyrtar te publikuar ne Parlamentin Europian, behet e ditur se rezoluta për Shqipërinë do te shqyrtohet me 7 korrik ne seance plenare. Pritet ndërkohë qe diskutimet mes grupit parlamentar te partive Popullore Europiane te kryesuar nga Daul dhe te socialisteve te kryesuar nga Shults te fokusohen veçanërisht tek situata aktuale politike ne Shqipëri dhe çështja e vizave. Me pas do te jete serish parlamenti qe me 8 korrik te kaloje për votim këtë rezolute. Ne dokumentin për Shqipërinë te aprovuar me 59 vota pro dhe 1 kundër, ne Komitetin për punët e jashtme te Parlamentit, ne paragrafin për krizën thuhej se mirëpritet rikthimi i opozitës ne parlament, por i kërkohej maxhorances dhe opozitës te negocionin, veçanërisht për kodin e ri elektoral dhe sanksionimin me ligj te transparencës se zgjedhjeve te ardhshme. Sa i përket liberalizimit, komiteti votoi një propozim te arritur ne minutat e fundit ku thuhej se kriza politike nuk do te ndikoje ne heqjen e vizave dhe se pritet një opinion i parlamentit dhe këshillit përpara fundit te vitit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›