'> Specialistet për përmbytjet ne veri
Edhe pse kane kaluar disa muaj, janë ende te freskëta imazhet katastrofike te përmbytjes qe përjetoi Shkodra dhe zona përreth saj. Duke folur për Vizion Plus, specialisti i hidrologjisë Niko Pano, e konsideron këtë situate qe përsëritet shpesh, nder me problematiket. Duke iu referuar njohjes mbi pasuritë ujore te vendit, Pano jep zgjidhjen e tij lidhur me shmangen e përmbytjeve. "Duhet ndërtuar një hidrocentral qe te mbledhë ujerat e Drinit e te Bunës," thotë nder te tjera Pano. Ne botimin e tij, "Pasuritë Ujore te Vendit", specialisti ka ngritur edhe shqetësimin mbi zhdukjen e liqenit te Prespës se Vogël, niveli i ujit ne te cilin ka rene ndjeshëm këto 20 vitet e fundit.