E Shtunë, 31 Tetor 2026

0-0 Besa barazon Daiu mendon terheqjen

Besa barazoi pa gola ndaj nje Kastrioti qe e mbylli ndeshjen me dhjete lojtare Turdiu u ndeshkua me te kuq ndersa trajneri kavajas Perparim Daiu u ankua se fituesve ne fuqi te Kupes se Shqiperise u mungon njeriu-gol.

Besa nuk arriti te shfrytezoje faktorin fushe ndaj krutaneve te cilet me menyren sesi shkoi ndeshja u larguan te kenaqur nga vizita ne Kavaje.

Beses i mungon njeriu gol. Nuk kemi nje lojtar qe te na nxjerre nga situata. Nuk arrijme te bejme gjerat me te thjeshta kur jemi para portes. Pa sulmues efikas para portes eshte e pamundur te kesh rezultate.

Ne fakt Besa eshte njera prej skuadrave me pak efikas ne sulm 7 gola ne 10 ndeshje.

Kavajasit e nisen kampionatin si nenkampione te Shqiperise nje pozicion qe ata e arrinin per here te dyte ne historine e nje prej klubeve me te vjetra ne Shqiperi por pas rezultateve te dobeta ish-trajneri Shpetim Duro dha doreheqjen.

Duke pare qe dhe rezultatet nuk po vijne edhe besimi ne forcat tona eshte i ulet fare. Jam shume i zhgenjyer nga kjo situate dhe do te rishikoj pozicionin tim. Do te flas edhe me kreret e klubit por fatkeqesisht une keshtu nuk vazhdoj dot me - deklaroi Perparim Daiu i cili sezonin e kaluar drejtoi Shkumbinin.

Trajneri i Kastriotit Ramazan Ndreu u shpreh i kenaqur per rezultatin e arritur ne Kavaje Duke pare dhe mungesat e shumta qe kishim ne formacion ky rezultat na kenaq. Me pak fat dhe qetesi mund edhe te merrnim nje fitore por sic e thashe barazimi ishte i drejte

Ne javen e fundit te fazes se pare Besa pret ne Kavaje Shkumbinin ndersa Kastrioti do te luaje ne Kruje kunder Teutes.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 06 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›