Flamurtari - Skenderbeu derbi i milionave

E gjithe vemendja futbollistike do te perqendrohet ne Vlore atje ku do te zhvillohet supersfida jo vetem midis dy ekipeve me pike te barabarta nga 19 por dhe dy formacioneve me te paguara ne Shqiperi e me pretendime te qarta per titullin kampion Flamurtarit i mungon nga sezoni 1990-1991 ndersa Skenderbeut akoma me gjate nga viti 1933.
Bashkia e Vlores me kryetar Shpetim Gjiken dhe donatoret e Skenderbeut me president Agim Zeqon jane treguar zemergjere duke ofruar lojtare cilesore e te mirepaguar.
Nese do ti hidhnim nje ecurise te dyja skuadrave gjate sezonit te kaluar te dyja luftonin per mbijetese ne pjesen e pare te sezonit por ne te dyten Flamurtari dhe Skenderbeu fale dhe blerjeve dimerore ishin skuadrat qe grumbulluan me shume pike.
Per nje mori faktoresh Flamurtari-Skenderbeu edhe pse eshte nje ndeshje qe vlen per javen e 10-te dhe dueli i tyre do te perseritet edhe dy here te tjera ne kete sezon i ngjan nje finaleje te parakohshme shume percaktuese ne rrugen e te dy skuadrave duke pare qe ne loje si pretendente e madhe eshte Dinamo.
Flamurtari e mundin kampionen ne fuqi ne javen e pare ndersa Skenderbeu pretendon ta beje ate ne javen e fundit te fazes se pare.
Dy skuadrat do te zbresin ne fushe kunder njera-tjetres me synim per ta fituar takimin por si trajneri i Flamurtarit Gugash Magani ashtu dhe ai i Skenderbeut Shkelqim Muca do te preferonin me shume te shmangnin humbjen nisur dhe nga fakti se Dinamo barazoi me Lacin.
Kjo ndeshje vleresohet si nje derbi dhe ne nje te tille episodet do te vlejne shume ne situata qe mund te krijohen para portave respektive.
Te dyja skuadrat vijne nga fitoret ne transferte Flamurtari 3-1 me Vllaznine ne Shkoder dhe Skenderbeu 1-0 ne Lac.
Flamurtari ka presionin mbi vete duke qene se luan ne fushen e saj duhet ti binde te gjithe se nese deshiron te fitoje titullin duhet pikerisht te fitoje ndeshje te tilla pikerisht ndaj skuadres qe ne majen e sulmit argjentinasin Rafael Soza dhe serbin Mlladen Berkic por dhe nje boshjak te frikshem si Ivan Jolic.
Flamurtari do te vuaje mungesen e Ahmatajt ne te majte nje lojtar i cili luan jo vetem ne mbrojtje por dhe ne mesfushe megjithate treshja Veliu e sidomos Brahja e Sakaj kane treguar jashtezakonisht qendrueshmeri ne ndeshjet e zhvilluara.
Dueli me i veshtire do te luhet ne mesfushe. Njazi Lena nga njera ane dhe Bledi Shkembi nga ana tjeter kane per detyre te nxjerrin skuadren perpara nje detyre te dyfishte do te kete dhe Devolli i cili gjithashtu duhet te ndihmoje mbrojtjen dhe fazen ofensive.
Kapiteni i Skenderbeut e ka bere publik paralajmerimin e tij Ne Vlore shkojme vetem per te fituar. Dhe me te njejta tone jane pergjigjur edhe nga kampi vlonjat. Nuk humbasim me Skenderbeun.
Daniel Xhafaj golashenuesi me i mire te sezonit te kaluar do te synoje te shenoje ndaj Orges Shehit nje portieri me te cilin ka qene shok skuadra sezonin e kaluar te Besa.
Flamurtari i ka fituar te kater takimet e zhvilluara ne shtepi nderkohe qe Skenderbeu nuk eshte i pathyeshem ne transferte 2 humbje ne pese ndeshje.
BALLE PER BALLE
Ekipi F B H P
Flamurtari 6 1 2 19
Skenderbeu 6 1 2 19
Ne shtepi
Flamurtari 4 0 0 12
Ne transferte
Skenderbeu 2 1 2 7
Takimet e fundit
Vllaznia-Flamurtari 1-3
Flamurtari-Laci 1-0
Shkumbini-Flamurtari 3-1
Laci-Skenderbeu 0-1
Skenderbeu-Kastrioti 5-1
Bylis-Skenderbeu 1-1
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 06 Nentor 2010