E Diel, 1 Nëntor 2026

039039Shqiperia hapa te shpejte drejt integrimit039039

Arvizu zevendeson ne kete post ish-ambasadorin Withers. Miqesia Shqiperi-SHBA ma lehteson detyren time

Mberriti dje ne Tirane ambasadori i ri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone Aleksander Arvizu. Ne nje deklarate te shkurte per median diplomati i karrieres u shpreh i kenaqur per detyren e re qe Presidenti Obama dhe Sekretarja Clinton i ngarkuan si perfaqesues i SHBA-se ne Shqiperi. Ai tha se shpreson te vazhdoje me tej ato marredhenie te ndertuara prej 20 vitesh nga te gjithe perfaqesuesit diplomatike ne Shqiperi me i fundit ambasadori John Withers. Duke i cilesuar speciale marredheniet Shqiperi-SHBA ambasadori Arvizu nenvizoi se Shqiperia po deshmon muaj pas muaji se po ben hapa te rendesishem ne rrugen e integrimit euroatlantik.

Deklarata

Ambasadori i ri amerikan Aleksander Arvizu ka mberritur me avion ne Tirane dje rreth ores 1400. Menjehere pasi shkeli ne token shqiptare Arvizu u shpreh i gatshem te jape nje prononcim te shkurter per shtyp ku shprehu falenderime ndaj administrates amerikane qe e caktoi ne pozicionin e perfaqesuesit te Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi.

Smund tju them sa i lumtur jam qe ndodhem ketu sot. Kjo eshte vizita ime e pare ne vendin tuaj te bukur dhe pyes veten pse kam pritur kaq gjate. Jam thellesisht i nderuar qe jam ambasadori i ri i SHBA-se ketu ne Shqiperi. Jam shume mirenjohes qe Presidenti Obama dhe Sekretarja Clinton me zgjodhen mua per kete nder te madh - u shpreh Arvizu. Ambasadori amerikan premtoi se do te ece te hapat e pasardhesve te tij duke permendur ate me te fundit John Withers. Jam shume i ndergjegjshem per faktin se shkel ne gjurmet e disa paraardhesve te jashtezakonshem qe kane qene ketu 20 vitet e fundit qe nga rivendosja e marredhenieve. Flas sigurisht per paraardhesin tim te nderuar John Withers por jo vetem per te edhe shume te tjere para tij. Shpresoj vetem qe te mund te vazhdoj ne gjurmet e trashegimise qe ata kane lene - deklaroi me tej ai. Arvizu vleresoi nderkohe zhvillimin e vendit tone ne muajt e fundit. Duket se me cdo muaj qe kalon Shqiperia vazhdon marshimin e pandalshem drejt integrimit me te ngushte me bashkesine euro-atlantike. Mendoj se ky eshte nje zhvillim shume pozitiv - tha ai. Ambasadori amerikan vleresoi marredheniet shume te mira mes dy vendeve duke theksuar se e te gjithe qe ka folur i kane pohuar se populli shqiptar ka nje lidhje te vecante me Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan. Arvizu shtoi se eshte i ndergjegjshme per punen e madhe qe duhet bere por u shpreh se priste me padurim te takonte shqiptaret. Do te kete shume pune per te bere ketu ne kryeqytet dhe pashmangshmerisht ambasadoreve u duhet te kalojne shume kohe ne kryeqytet. Jam i sigurt qe ka shume vende te mrekullueshme ketu. Me shume se cdo gje tjeter pres te udhetoj ne kete vend te bukur ne vende si Gjirokastra Shkodra Liqeni i Ohrit Saranda Vlora. Jam i sigurt se nuk kam permendur shume vende dhe kam shqiptuar gabim disa prej tyre por kam ndermend ti vizitoj edhe ato - pohoi ai ne fund te deklarates. Aleksander Arvizu eshte ambasadori i 13-te qe perfaqeson shtetin me te fuqishem ne bote ne Shqiperi qe prej nisjes se marredhenieve diplomatike mes dy paleve ne vitin 1922. Diplomati i karrieres u emerua ne kete post nga Presidenti Obama ne korrik. Betimin ne post e beri ne 10 nentor. Ai u lind ne nje baze ushtarake amerikane ne Japoni dhe u rrit ne Kolorado. Pas perfundimit te studimeve universitare ne Universitetin GeorgeTown ne vitin 1981 Arvizu u be pjese e diplomacise amerikane. Qe atehere ai sherbeu si perfaqesues i larte i Shteteve te Bashkuara ne misionet ne Kamboxhia Japoni Tajlande dhe Kore. Arvizu ka sherbyer gjithashtu ne postin zv.ndihmessekretarit ne Byrone e Ceshtjeve te Azise Lindore dhe Paqesorit ne Keshillin e Sigurimit Kombetar e po keshtu edhe si zv.drejtor ne zyren e Ceshtjeve te Japonise ne Departamentin e Shtetit. Gjate viteve 2003-2004 ai ishte anetar i programit te lidershipit te qeverise amerikane. Arvizu eshte njohes i mire i gjuheve japoneze tajlandeze dhe koreane. Hobi i tij eshte sporti dhe vecanerisht bejsbolli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›