E Diel, 1 Nëntor 2026

Terheqja nga fletet PS zyrtarizon kerkesen ne Kuvend

Oferta Harasani Per hir te nje kompromisi. Komisioni hetimor PS nje tjeter kerkese

Partia Socialiste dorezoi diten e djeshme ne protokollin e Kuvendit te Shqiperise kerkesen per ngritjen e komisionit parlamentar qe do te hetoje materialet zgjedhore pa fletet e votimit. Kerkesa zyrtare dhe ne rruge parlamentare e bazuar ne oferten e fundit te PS-se eshte dorezuar zyrtarisht ne Kuvend. Kete gje e konfirmoi edhe deputeti i Partise Socialiste dhe njekohesisht anetari i kryesise se saj Andis Harasani ne nje prononcim te tijin per mediet. Sipas tij deputetet socialiste kane nenshkruar dhe do te dorezojne kerkesen per ngritjen e komisionit hetimor me objekt vetem materialet zgjedhore. Sot dje do te dorezohet edhe nje kerkese per nje komision hetimor per materialet zgjedhore dhe ne do japim prova qe jemi per bashkepunim pozite-opozite - tha Harasani. Ne kete menyre Partia Socialiste beri nje hap perpara per sa i perket zgjidhjes se ngercit politik nepermjet zyrtarizimit te ofertes se saj ne Kuvend. Kjo shenon ndoshta edhe fillimin e negociatave reale per daljen nga situata e krizes politike pasi edhe vete Kryeministri Berisha kishte pohuar pak kohe me pare se oferta e re e opozites per hetim vetem te materialeve zgjedhore duhet te zyrtarizohet dhe te dorezohet ne Kuvend. Keshtu pas kesaj levizjeje te Partise Socialiste radha e veprimit duket se i takon mazhorances fillimisht me ane te mekanizmave parlamentare te shqyrtimit te ofertes e me pas hedhjes se saj ne kalendarin e punimeve te Kuvendit. Por gjithsesi eshte mjaft i rendesishem shqyrtimi i qarte dhe i plote i ofertes se re kjo pasi oferta e meparshme e cila iu dorezua Kryeministrit Berisha nepermjet kryetarit te selise roze Edi Rama kerkonte hetim parlamentar por ne te ishte perfshire edhe fjala e pakufizuar. Kjo e fundit hasi ne kundershtimin e ashper te mazhorances e cila kerkoi qe oferta e re te kufizohej sipas ligjit pra per hetim vetem te materialeve zgjedhore. Keshtu oferta e re e Partise Socialiste e ploteson kete kusht ligjor dhe pritet qe ajo te sjelle ndryshime te medha per sa i perket jetes politike ne vend. Kjo pasi per me shume se nje vit e gjysme vendi eshte ndodhur ne nje ngerc te tejzgjatur politik i cili tashme mund te jete me afer zgjidhjes se tij. Gjithashtu ne deklaraten e tij per mediet diten e djeshme deputeti Andis Harasani konfirmon edhe votimin e grupit socialist te projektbuxhetit per te cilin ai dhe socialisti Arben Malaj kane hartuar nje tjeter alternative. Kemi paraqitur amendamentet tona brenda te gjithe rregullores. 24 ore para jane depozituar ne Kryesine e Kuvendit. Ne lidhje me votimin per sa kohe ne jemi deputete jemi te mandatuar ne respektojme vullnetin politik te partise sone politike dhe atyre votuesve qe na kane votuar. Eumlshte ne te mire te jetes se te gjithe qytetareve shqiptare ndaj per ato amendamente qe kemi propozuar ne do te rrime aty do te kerkojme te merren ne konsiderate nga mazhoranca dhe do votojme. Do te ishte e patolerueshme qe te japim amendamentet dhe te mos votojme per amendamentet tona. Mendoj qe eshte kerkese e BE-se te filloje bashkepunimi pozite-opozite - u shpreh Harasani. Dy dite me pare ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist deputetet Harasani dhe Malaj kane qene kunder mendimit te pjeses me te madhe te deputeteve socialiste te cilet kerkonin te ruanin ne menyre te rrepte marredhenien e kushtezuar qe ka selia roze me Parlamentin duke mos votuar asnje nga amendamentet e tij. Ndersa Malaj dhe Harasani i cilesuan propozimet e tyre si nje buxhet alternativ dhe kerkuan pjesemarrjen e deputeteve socialiste ne votimin e amendamenteve ne Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›