Permbytjet situate e pazakonte evakuim ne mase

Hapat qe do te ndiqen per akomodimin e banoreve. Berisha Te mbyllen shkollat edhe evakuim te detyruar
Kryeministri Sali Berisha kerkoi dje nga instancat shteterore evakuim te menjehershem te banoreve te cilet ndodhen ne zonat e permbytura. Z. Berisha ishte dje serish ne Shkoder ku takoi Shtabin e Emergjences ne Shkoder te ngritur pas situates se rende te permbytjeve te krijuar ne zone ditet e fundit. Ai vuri ne dukje se gjendja eshte e pazakonte dhe se perparesi duhet ti jepet qytetit te Shkodres. Kryeministri kerkoi mbylljen e shkollave ne zonat e permbytura ndersa nuk perjashtoi mundesine e evakuimit te detyruar ne fshatrat dhe lagjet ne rrezik. Kryeministri autorizoi qe perpjekjet te perqendrohen maksimalisht ne evakuimin e banoreve nga zonat e permbytura dhe ato ne rrezik permbytjeje duke angazhuar te gjitha mjetet e ushtrise dhe policise dhe ne rast nevoje marrjen me qira te mjeteve shtese nga kompani private qe disponojne mjete transporti. Nen uje ndodhen 745 shtepi dhe jane permbytur deri me tani 1350 hektare toke. Ne rrezik eshte edhe argjinatura e Torovices - tha Berisha. Ne mbledhjen e Shtabit te Emergjences mbajtur ne Shkoder Berisha kembenguli per evakuim me cdo mjet te banoreve dhe gjese se gjalle nga zonat e permbytura. Duke e cilesuar situaten si kritike kreu i qeverise percaktoi qarte hapat qe duhet te ndiqen per akomodimin e te gjithe banoreve qe do te zhvendosen nga zonat e permbytura.
Situata eshte emergjente kryefjala e punes sone eshte evakuim. Te lirohen konviktet te mbyllen shkollat te prenotohen hotelet te ngrihen kampingje - theksoi z. Berisha. Operacioni i evakuimit do te udhehiqet nga vete ministrat te cileve shefi i qeverise u kerkoi angazhim maksimal per menaxhimin e situates. Sipas Kryeministrit makina shteterore eshte e gjitha ne gatishmeri me te gjitha mjetet e ushtrise dhe policise. Duke marre ne konsiderate parashikimet e motit dhe prurjet ne kaskaden e Drinit Kryeministri tha se jemi perballe nje situate e cila mund te perkeqesohet.
Kreu i qeverise urdheroi qe rezervat ushqimore te afrohen ne aeroportin e Gjadrit si dhe te sigurohet nje furnizim i vazhdueshem me ushqim dhe ilace per banoret.
Ka nje emergjence totale do te thosha. Kryefjala e te gjithe perpjekjes sone duhet te jete evakuim evakuim evakuim - nenvizoi Kryeministri. Berisha informoi se ushtria dhe policia kane vene ne dispozicion te gjitha mjetet e transportit prej tyre 30 varka ndersa po kontaktohet edhe me kompani te tjera private per te siguruar me shume mjete transporti. Te mos harrojme se kjo eshte nje situate e krijuar pothuajse totalisht nga lumenjte e Alpeve nuk ka qene Drini me deget e tij - tha Kryeministri Berisha.
Thellimi i Bunes ndryshime ne buxhetin 2011
Kryeministri Sali Berisha njoftoi dje nga Shkodra se qeveria do te ndryshoje buxhetin e shtetit per vitin 2011 me qellim parashikimin e fondeve per punimet ne shtratin e lumit Buna qe te shmanget perseritja e permbytjeve ne zonen e Shkodres.
Sot dje kam urdheruar ministrin e Financave te ndryshoje buxhetin dhe te filloje projekti i thellimit te Bunes i cili eshte nje projekt nder me te kushtueshmit por i domosdoshem dhe duhet te filloje. Permbytjet kane qene te shumta ne Shkoder per shkak te reshjeve te medha dhe ky eshte viti i reshjeve te medha. Nese nuk eshte permbytur me pare nuk do te thote se nuk ka pasur apo se sot mungon infrastruktura perkundrazi nga vjet deri sivjet jane bere nje seri investimesh por kete situate nuk e perballon dot. Thellimi i Bunes do te shtoje rrjedhjen ne Bune me 30 per qind por thellimi me i madh do ta gjymtonte Shkodren per shkak te liqenit. Pra eshte nje ekuiliber ekologjik i cili duhet te ruhet. Digat jane nje mbrojtje e madhe e Shkodres. Imagjinoni cdo te ndodhte me Shkodren nese nuk do te ishin digat dhe nga Alpet te vinin me mijera meter kub uje drejt ultesires - tha Kryeministri.
Detyrat per ministrat e emergjences
-Te krijohen dhe shfrytezohen te gjitha mundesite per strehim duke vene ne dispozicion konviktet e universiteteve reparte ushtarake te prenotohen hotele dhe cdo kapacitet tjeter strehues ne qytetin e Shkodres dhe cdo kapacitet strehues ne komuna ngritjen e kampingjeve ne siperfaqet qe nuk preken nga permbytjet
-Te behen pergatitjet per evakuim me te madh edhe ne qytet
-Te mbyllen shkollat ne te gjitha zonat dhe aty ku eshte e mundur te shnderrohen ne vendstrehime per qytetaret
-Te sigurohet furnizimi i vazhdueshem me ushqim ilace dhe veshmbathje.
Shperndarja e qeveritareve neper zonat e permbytura
Kryeministri Sali Berisha lajmeroi dje edhe caktimin e ministrave ne krye te shtabeve te emergjences te komunave. Keshtu Shtabi Qendror i Emergjences drejtohet nga zevendeskryeministri ne krye te shtabit ne komunen Dajc do te jete ministri i Brendshem ne komunen Bushat ministri i Puneve Publike dhe Transportit ne komunen Velipoje ministri i Mbrojtjes ne komunen Ana e Malit ministri i Bujqesise ne komunen Guri i Zi ministri i Mjedisit dhe Ujerave ne komunen Berdice ministri i Shendetesise ne qytetin e Shkodres ministri i Financave se bashku me kryetarin e bashkise dhe ne rrethina ministri i Arsimit. Per bashkerendimin e operacioneve ne shtabet e emergjencave do te jene te pranishem edhe oficere madhore te Forcave te Armatosura dhe drejtues te Policise se Shtetit.
Berisha inspekton zonat e permbytura
Kryeministri Sali Berisha u gjend ne Shkoder gjate gjithe dites se djeshme ku drejtoi mbledhjen e Shtabit te Emergjences Civileinspektoi situaten ne disa nga zonat e permbyturaproblematikesi pasoje e vazhdimit te reshjeve te shumta te shiut dhe prurjeve te medha te lumenjve.
Kryeministri u ndal ne lagjen Xhabije ne hyrje te qytetit te Shkodresne fshatin Kuc te komunes Guri i Zi ne Uren e Spatharit si dhe ne Malin e Jushit ne komunen Bushat.
Gjate inspektimit ne lagjen Xhabije te qytetit te Shkodres Kryeministri Berisha tha se megjithese po behen perpjekje te medha per ti zvogeluar permbytjet nuk perjashtohen.
Situata ne Shkoder - tha Kryeministri - nuk eshte e mire. Lumi i Bunes ka prurje te shumta te cilave u bashkohen edhe lumenjte e Alpeve qe derdhen ketu. Ne themel te nisjes se kesaj situate ka qene fryrja e liqenit. Prurjet ujore te ketij viti kane qene ne kulmin e veres 7 here me te medha sesa veren e meparshme.Ne rast se veren e kaluar prurjet e Drinit kane zbritur 12 m3/sekonde kete vere kane mbetur ne 70 m3/sekonde. Kryeministri njoftoi se situata po koordinohet edhe me Malin e Zi ku edhe atje ka zona te tera te permbytura per nderhyrje te perbashket anes Bunes. Ne Shkoder ndodhet aktualisht edhe zevendesministri i Malit te Zi.
Kryeministri Berisha inspektoi me pas situaten ne fshatin Kuc te komunes Guri i Zi. Pasi u njoh me situaten dhe masat e marra Kryeministri pergezoi kryetarin e komunes Broz Marku prefektin dhe kryetarin e qarkut te Shkodres te cilet si edhe kryetari i Bashkise se Shkodres dhe kryetaret e komunave te tjera me perkushtim te madh po perballen me nje situate te rende. Kryeministri garantoi se qeveria do ti mbeshtese me te gjitha mjetet per ta kapercyer kete situate me pasojat me te vogla.
Permbytjet Rama Qeveria nuk mori pergjegjesine
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje se qeveria nuk mori pergjegjesine per humbjet dhe demtimet nga permbytja e shkaktuar disa muaj me pare. Me pas erdhen permbytje pas permbytjesh dhe doli se jo nje here ne 100 vjet por edhe pese here ne vit mund te ndodhe ajo qe nuk ka ndodhur me pare. Tanime eshte permbytja e peste brenda vitit dhe me permasa katastrofike. Sigurisht per te njejtat arsye dhe me te njejtin fajtor Sali Berishen. Eumlshte faji i tij dhe i qeverise se tij te votave te vjedhura. Mjaft tu referohemi disa fakteve. Kur ndodhi permbytja e pare Saliu premtoi se kjo gje qe ndodh nje here ne 100 vjet do te ndodhe vetem pas 100 vitesh te tjera pasi sic tha ai do te nderhyhej menjehere ne shtratin e lumit Buna. Sic tha ai do te ndertohej bypassi i Shkodres per moslejimin e permbytjes se zonave. Studimi i argjinaturave sic tha ai permes nje projekti do ta zgjidhe kete problem njehere e mire. Ai eshte njeri i premtimeve te pambajtura - theksoi Rama.
Katastrofa natyrore Topalli ndjek nga afer situaten
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli po percjell me shqetesim ore pas ore situaten ne terren ne zonat e permbytura ne qarkun e Shkodres. Gjate dites se djeshme Kryetarja e Kuvendit bashke me Kryeministrin Berisha inspektuan nga afer zona te prekura nga permbytjet duke u ndalur tek Ura e Spathares komuna Gur i Zi komuna Bushat Mali i Jushit etj. Edhe nje here ata u bene thirrje banoreve te evakuohen ne menyre te menjehershme nga zonat e permbytura. Ne bisedat me banoret kreu i qeverise theksoi se po merren te gjitha masat per evakuimin e banoreve strehimin e tyre si dhe tejkalimin e situates se renduar ne zonat e permbytura. Gjithashtu Kryetarja e Kuvendit mori pjese ne mbledhjen e Shtabit te Emergjencave Civile e drejtuar nga Kryeministri i vendit Sali Berisha ku te pranishem ishin edhe anetare te kabinetit qeveritar kryetari i Bashkise Shkoder etj. Kryefjala e kesaj mbledhjeje ishin masat dhe gatishmeria e te gjitha forcave ushtarake speciale e policore per evakuimin e menjehershem te banoreve.