1 – 0: Skënderbeu ndal Partizanin

Partizani kishte fituar dy herë gjatë këtij sezoni me Skënderbeun në kampionat, madje ndeshjen e fundit para 10 ditësh, por në ballafaqimin e parë të Kupës së Shqipërisë, fitoi skuadra korcare me rezultatin e ngushtë 1-0. Golin e vetëm të takimit e realizoi Cipi në minutën e 8-të. Partizani realizoi një gol me anë të mesfushorit korcar, Blendi Shkëmbi, por gjyqtari i takimit Sino, e anuloi atë pas sinjalizimit të anësorit Shima. Kjo ishte fitorja e 6-të e Skënderbeut në 16 takime me Partizanin në Kupën e Shqipërisë. Trajneri Hasan Lika duhet të mobilizojë djemtë për të fituar me dy gola diferencë në ndeshjen e kthimit.
Kupa e Shqiperise
Turi i dyte
Ndeshja e parë
Skënderbeu-Partizani 1-0
Cipi 8'