E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ndaj gjyqtarit, përjashtohet Tepelena

Asnjë mëshirë ndaj dhunës në stadiume. Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi përjashtimin e skuadrës së Tepelenës nga kampionati i Kategorisë së Parë për sezonin 2007-2008 dhe rënien automatikisht një kategori më poshtë.
Vendimi ekstrem u morr pas dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit nga Policani, Shkëlqim Balliu pas ndeshjes Tepelena-Pogradeci 1-1, ku u desh edhe ndërhyrja e policisë për të mormalizuar situatën, pasi dhuna degjeneroi edhe ndaj lojtarëve pogradecarë.
Komisioni morri për bazë pamjet filmike dhe relacionin e gjyqtarit dhe vëzhguesin e takimit. Pas rastit të Burrelit, kur një punonjës i klubit matjan (Shpëtim Ndreu) dhunoi ish-shefin e gjyqtarëve, Sulejman Mema, tani në rolin e trajneri të Tiranës.
VENDIMET E TJERA
- Kërkesa e lojtarit Elvis Kraja për zgjidhje të kontratës me KF "Vllaznia" do të shqyrtohet javën e ardhshme në mbledhjen e rradhës së këtij komisioni, pasi të njoftohen palët.
- Lojtari i KF Erzeni, Elton Doku, për fyerje të gjyqtarit dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim dhe 30.000 lekë gjobë.
- Lojtari i Kastriotit, Julian Brahja, për ofendim të gjyqtarit dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim dhe 30.000 lekë gjobë.
- Zyrtari i KF "Dajti", Bilbil Bajraktari, për ofendim të gjyqtarit, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim dhe 30.000 lekë gjobë.
- Lojtari i KF "Skrapari", Mario Bytyci, për ofendim të publikut dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim dhe 30.000 lekë gjobë.
- Zyrtari i klubit të Kastriotit, Ramazan Ndreu, për gjeste fyese e provokuese ndaj gjyqtarit, në bazë të nenit 24/43, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim.
- Skuadrat që kanë aktivizuar trajnere të palicensuar sipas listës së mëposhtme të paraqitur nga Sektori i Garave, të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike Kombëtare të FSHF-së, dënohen me 50.000 lekë gjobë secili.
- Klubi i futbollit Besëlidhja, Valentin Gjetja, i palicensuar (nuk është i federuar si zyrtar klubi), Teuta aktivizon Kujtim Shtama të palicensuar (nuk është i federuar si zyrtar klubi), Apolonia aktivizon Ardian Ballën të palicensuar, Skrapari aktivizon Gazmend Tabakun të palicensuar, Erzeni aktivizon F.Dollakun dhe A.Shahini të palicensuar, Turbina aktivizon Engjell Belshi të palicensuar, Luftëtari aktivizon Ardi Shehaj të palicensuar, Ada aktivizon Kujtim Cepja të palicensuar, Sopoti aktivizon Besnik Kola të palicensuar, Bylis aktivizon Dhimitraq Papuciun të palicensuar (Vetem trajner i dytë), Gramshi aktivizon Kujtim Dalipi i palicensuar, Tomori në protokollin e ndeshjes nuk ka regjistruar asnjë trajner.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›