Partizani në kërkim të Kupës 16

Partizani, rekordmeni absolut i Kupës së Shqipërisë me 15 trofe, do të përballet me Skënderbeun në Korcë, duke shpresuar se do të përfitojë nga kriza e skuadrës së Renato Rrapos, të cilën e mundi dy herë rresht në kampionat. Skuadra e kuqe nuk e fiton trofeun e dytë më të rëndësishëm qysh nga sezoni 2003-2004, kur në finale mposhti Dinamon me rezultatin e ngushtë 1-0, një takim shumë i përfolur për lehtësitë që krijuan blutë, atëherë nën presidencën e Mihal Delijorgjit. Në turin e parë, skuadra korcare mposhti Tepelenën, ndërsa Partizani Skraparin.