E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 – 1: Luftëtari paqe me Besën

Luftëtari gjeti forcën qe i mungon në kampionat për të barazuar me fituesen në fuqi të Kupës së Shqipërisë, Besën e Kavajës në barazimin 1-1. Dy skuadrat shënuan nga një gol në cdo pjesë.
Gerhard Progni shënoi në minutën e 14-të golin e parë me fanellën verdhezezë të formacionit të Sulejman Starovës me një gjuajtje nga distanca.
I të njëjtit klas ishte dhe goli i barazimit nga ana e Brahimit të Lufëtarit, i cili realizoi me një goditje të fuqishme nga më shumë se 35 metra për zikaltërit gjirokastritë më minutën e 48-të.
Kualifikimi mbetet në letër i hapur, por favorite për të kaluar në cerekfinale mbetet Besa, kur dhe statistikat historike flasin per kavajasit
Kupa e Shqiperise
Turi i dyte
Ndeshja e parë
Luftëtari-Besa 1-1
Brahimi 48'/ Progni 14'

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›