E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 – 0: Qorri vendos në Shkumbini - Elbasani

Ilir Qorri me du golat e tij ishte heroi i supersfidës së prefekturës së Elbasanit, Shkumbini-Elbasani 2-0. Nora dha sinjalin e parë, kur goditi traversën, reagoi mirë portieri Koci. Qorri shënoi golin e parë nga një goditje dënimi në minutën e 53-të. Në të 60', Gentian Stojku, një tjetër elbasanas, fitoi penallti dhe Qorri sërish ishte i sukseshëm.
Drama për ekipin e presidentit Arben Laze bëhet edhe më e madhe, teska ish-sulmuesi i Dinamos, jo vetëm që është një elbasanlli i thekur, por edhe se 33-vjecari Qorri pasi ra parimisht dakord për të luajtur me Elbasanin në fillim të verës së kaluar para se të nënshkruante me Shkumbinin. Ndeshja e kthimit do të jetë një ferr i vërtetë për trajneri Krenar Alimehmeti i duhet të fitojë me tre gola diferencë.
Kupa e Shqiperise
Turi i dyte
Ndeshja e parë
Shkumbini-Elbasani 2-0
Qorrit 53', 60'(11-m)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›