1 727 grekë janë përpjekur dhe kanë vrarë veten në 2 vjet
ATHINE - Rritje dramatike e numrit të vetëvrasjeve vihet re në Greqi, gjatë viteve të krizës, sipas të dhënave të paraqitura nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve, në parlament.
Në mënyrë të veçantë, nga viti 2009 deri në 10 dhjetor 2011, në Greqi ka pasur 1 727 vetëvrasje dhe tentativa.
Në vitin 2009 numri i tyre arriti në 507, në vitin 2010 arriti në 622, ndërsa 11 muajt e vitit 2011 u kryen 598 vetëvrasje.
Nga statistikat vërehet se incidentet e vetëvrasjes janë më të larta në Athinë dhe Selanik, në krahasim me pjesën tjetër të Greqisë.
Faktorët që kanë cuar në rritjen e numrit të vetëvrasjeve në Greqi janë kryesisht ekonomikë, sociale, biznes familjar etj) si dhe probleme të brendshme (psikologjike, emocionale, personaliteti individual, etj).
Përfaqësues të qeverisë deklarojnë në dokumentin e dorëzuar në parlament, se vetëvrasjet janë një problem i madh shoqëror që duhet të shqetësojë gjithë shoqërinë, shtetin, komunitetit shkencor, prindërit, agjencitë kompetente dhe "të gjithë duhet të kontribuojnë në parandalimin e ngjarjeve të tilla vetëshkatërruese".
Dokumenti u dorëzua në parlament, pas kërkesës së deputetit të Demokracisë së re, Prokopios Pavlopulos.
Në fakt shpesh mediat greke transmetojnë lajme mbi vetëvrasjet e personave të ndryshëm, të cilët në shumë raste, nëpërmjet letrave, sqarojnë edhe shkakun e vendimit ekstrem, që është pamundësia e pagesave të detyrimeve ndaj shtetit apo bankave.
Jo më larg se e të hënën e kësaj jave, një 27 vjecare në Evia, u vetëvar në ballkonin e shtëpisë së babait të saj, ku kishte shkuar për vizitë me bashkëshortin dhe sipas policisë, shkak ishte gjendja ekonomike.