1 Maji, proteston i lidhur me zinxhirë

SHKODËR - Ka protestuar i vetëm, në mënyrë individuale , duke u lidhur me zinxhirë pranë memorialit të 2 prilit, ndërsa pretendon se është kryetar i një lëvizjeje. Afrim Gërbeti nga Shkodra kishte paralajmëruar zhvillimin e një proteste më 1 maj në shehin 2 prilli, protestë sipas tij kundër cënimit të të drejtave të mohuara të punëtorëve, qytetarëve dhe të drejtave të njeriut nga institucione qeveritare e shtetërore si dhe nxitur nga kushtet aktuale socio-ekonomike e politike të vendit. Po ndërsa në lajmërimine bërë publik ka deklaruar se protesta do të zhvillohet nga anërtarë të lëvizjes K.L.A.S.S dhe qytetarët ë Shkodrës, me moton "Stop cënimit të të drejtave tona, Stop apatisë qytetare".Gërbeti është shfaqur i vetëm në sheshin "2 prilli"ku dhe ka vendosur dosa pankarta si "Jo heshtjes, stop dhunës ndaj fjalës së lirë", "1 maji jo ditë feste por proteste"etj, ai është vetlidhur me zinxhirë afër memorialit të 2 prillit dhe me një megafon ka deklaruar se "Jam i vetëm këtu pasi frika dhe mungesa e lirisë së fjalës janë pengesë e madhe që qytetarët të bashkohen në protesta . Jam këtu për t'i rikujtuar shkodranëve se 1 maji është ditë për protesta , ditë në të cilën shprehen të gjitha të drejtat e mohuara gjoja të garantuara me ligj.Epoka e komunizmit tashmë ka marrë fund dhe duhet të ngrihemi e të kërkojmë të drejtat tona edhe në emër të të gjithë atyre atdhedashësve që dhanë jetën për demokraci. Jam këtu për të protestuar për të gjithë ata punëtorë e punonjës që kanë frikë të protestojnë se kanë frikë se humbasin vendin e punës . Jam këtu për pensionistët që vuajnë për bukën e gojës ,për të gjithë të papunët e të gjithë ata shtetas shqiptarë që trajtohen me ndihmën qesharake ekonomike", - u shpreh ai. Veprimi individual i Afrim Gërbetit është ndjekur nga qytetarë të rastësishëm si dhe nga mediat që ishin lajmëruar një ditë më parë për protestën nga vetë Gërbeti .