1 Prilli, Festa e Nastradin Saliut dhe e kandidatit Basha të Qeverisë 1 Prilli
kledianlula@yahoo.com
Nëse ka institucion që meriton ti jepet titulli Qeveria 1 Prilli, ky është pushteti i aleancës ekonomiko-financiare Berisha-Meta. Nëse ka personazh simbol, i kompletuar për 1 Prillin, ditën e mashtruesve, ky është politikani dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha. Nëse ka person që është monstër e Berishës në mashtrime dhe demagogji, ky është kandidati Lulëzim Basha, i mandatuar nga Qeveria 1 Prilli e PD-LSI. Sot është 1 Prilli, ose siç e quajnë shqiptarët Festa e PD-LSI, dy klaneve politike që janë bashkuar në një grazhd pushteti për të vjedhur e jo për të integruar Shqipërinë në BE.
Saliu, mashtrues dhe shkatërrues në opozitë e në pushtet
Nëse hap librin e premtimeve të Nastradin Sali Berishës, të bëra gjatë 20 viteve në pushtet, në opozitë e përsëri në pushtet, nuk gjen asnjë shkronjë të bërë realitet. Gjithë jetën e tij politike dhe qeverisëse Nastradin Sali Berisha ka bërë mijëra premtime të reja, të përsëritura e të stërpërsëritura. Nëse shfleton defterë bakallë- premtim-mashtrimet e Sali Parajsës, të bëra përpara shqiptarëve në fushatat elektorale, në opozitë e gjatë qeverisjeve, gjen lumë premtimesh për shkolla, ujësjellësa fshati e qyteti, spitale moderne, rrugë fshatrash të largët, kredi për ferma blegtorale e bujqësore, strehim të individëve e jetimëve, kthim pronash, internet falas në zona skajore, dëmshpërblim të përndjekurish, paga e pensione si Europa, madje edhe renditjen në vendin e parë në Europë për mirëqenien ekonomike. Ka 20 vjet që premton e mashtron.
Kujtojmë Saliun e pushtet-sundimit 1992-1997 që u premtoi shqiptarëve futjen në BE brenda muajit mars 1992, por po i mashtron edhe sot pas 19 vitesh. Premtoi mirëqenie të lartë ekonomike si në Europë, por hodhi në veprim firmat piramidale duke u zhvatur shqiptarëve edhe paratë e shitjes së mullarëve e pulave. Premtoi strehim për të gjithë, por edhe sot ka ende 76 mijë familje të lëna pa strehë që prej vitit 1992. Premtoi lëvizje të lirë në Europë, por i rropati shqiptarët nëpër sportele ambasadash dhe sot u ka siguruar këtë liri lëvizjeje vetëm me 3 muaj afat, si leje ushtari. Premtoi punësim, por mbylli e shkatërroi 2675 ndërmarrje të mëdha, të mesme e të vogla, ndër to 8 kombinate, duke lënë rrugëve pa punë e pa bukë afro 1.2 milion shqiptarë. Premtoi kushte jetese dhe mirëqenie të lartë si në Europë, por me politikat e tij asociale detyroi afro 1 milionë shqiptarë të largohen në emigracion. Premtoi investime në 11 ish-qytete industriale, si në Laç, Maliq, Selenicë, Bulqizë, Memaliaj, Patos, Klos, Rrëshen etj, por i ktheu këto qendra banimi në geto sociale, duke lënë afro 115 mijë familje pa të ardhura. Premtoi fuqizim e zgjerim të shërbimit shëndetësor, por mbylli spitalet në 21 qytete dhe zhduku qendrat shëndetësore në fshatra. Premtoi zgjerim e konsolidim të arsimit në zonat rurale, por mbylli 210 shkolla të mesme bujqësore e 50 shkolla profesionale në qytete. Premtoi ndershmëri, por arriti deri në kontrabandën e naftës dhe të armëve, me të cilat furnizonte regjimin e Miloshevicit. Premtoi liri fjale e siguri për jetën, por vërsuli SHIK-un e policinë mbi shtypin, mbi popullin dhe opozitën, duke e kërcënuar, dhunuar, burgosur, djegur e vrarë. Premtoi siguri për biznesin, por rrëmbente biznesmenë si GESTAPO-ja dhe i torturonte e i zhdukte fizikisht. Të gjitha mashtrimet dhe krimet e tij, pushtet SALIU i kurorëzoi me krimin kombëtar, djegien e Shqipërisë në vitin 1997, duke vrarë afro 3000 shqiptarë dhe bërë shkrumb e hi 28 mijë kilometër katror Shqipëri.
Dhe kur populli e përzuri nga pushteti mizor me dru në vitin 1997, Nastradin Saliu filloi mashtrimet edhe në opozitë. Nisi premtimet se po të vinte në pushtet do bënte mrekulli për shqiptarët. Mrekullitë i nisi që në opozitë, në 14 shtator 1998, kur iu vërsul institucioneve me tritol, zjarr e tanke, për tu bërë kryeministër. Gjatë 8 vjetëve në opozitë, Saliu nuk la ministri e institucion pa qëlluar me gurë, nuk la premtim e mashtrim pa bërë. Pas 8 vjetësh e solli në pushtet ortaku i sotëm ekonomiko-financiar, integruesi me bllok Ilir Meta, ose siç e quan veten: disidenti i SHIK-ut të Berishës. Që prej vitit 2009, kur e mbajti përsëri në pushtet Ilir Meta, Nastradin Saliu ka bërë mijëra premtime, por të gjitha i ka kthyer në shkatërrime mbi këtë popull e mbi këtë vend. Premtoi luftë kundër korrupsionit, por ka ndërtuar qeveri-banditësh, me ministra të zhytur në krime e korrupsion. Premtoi siguri për jetën, por vrau 26 shqiptarë në biznes-krimin qeveritaro-familjar të Gërdecit. Premtoi liri fjale e proteste, por vrau 4 shqiptarë në demonstratën e 21 Janarit 2011. I tillë ka qenë e ka mbetur personazhi simbol i 1 Prillit, Nastradini Sali Berisha: Mashtrues e shkatërrues i Shqipërisë edhe në opozitë, edhe në pushtet.
Shqipëria jashtë BE nga pushtetet SALI
Shqipëria vazhdon të jetë jashtë BE. Ky premtim nisi paralel me premtimin SALI për Çekun e bardhë në vitin 1992 dhe vazhdon të jetë ëndërr që nuk ka një vit se kur do të realizohet. Europa e ka thënë qartë dhe hapur: pengesë është Saliu. Këtë tha përsëri KE edhe dy ditë më parë: Pushteti po pengon zgjidhjet politike, po ushtron qeverisje te kriminalizuar, po bllokon futjen e Shqipërisë në BE. Dhe pushteti është Saliu me bandën e Ilir Metës. Pushteti edhe në vitet 1992-1997 ka qenë Saliu. Shkak për bllokimet edhe në vitet 1997-2005, ka qenë opozita denigruese, zjarrvënëse e shkatërruese e Saliut.
Shqiptarët, ata që kanë mbetur dhe ata që kanë ikur, i njohin shumë mirë kontributet dhe arritjet e Sali Berishës dhe të 3 pushtet-bandave të tij të këtyre 20 viteve, sepse i kanë përjetuar dhe po i përjetojnë në mënyrë të lodhshme e të dhimbshme. Këto arritje të pushteteve e opozitave SALI, nuk janë gjë tjetër, veçse e kundërta e integrimit në BE. Shqipëria e ka vuajtur dhe po e vuan me bllokazh integrues qeverisjen SALI, mbasi pushtet-bandat e tij politike e ligjvënëse kanë krijuar vetëm shkatërrime ekonomike, sociale, dështime, shqetësime, spostime nga rruga për në Europë. Arritjet e politikës e të pushtetit SALI, do të shënohen e do të mbeten në historinë e Shqipërisë, si vullneti i keq, për të mos i shërbyer vendit, si përpjekje për të mos u vënë në mbështetje të interesave kombëtare, por kundër tyre. Në 7 vitet e pushtetit SALI që kanë kaluar, pasqyra e qeverisjes së këtij vendi paraqet fytyrën e ndotur dhe dështake të këtij pushteti gangosh e hajdutësh, të këtij kamxhiku që ka rënë pa reshtur mbi shpinën e popullit e të vendit, duke shkatërruar ekonominë, shoqërinë, çështjen kombëtare, pasuritë publike e private, financat dhe mundësitë për të na integruar në familjen evropiane. Europa nuk të bën pjesë të saj për premtimet dhe mashtrimet e Berishës, as për blloqet e koncensioneve të Ilir Metës, as për tenderat e Lulëzim Bashës, por për zbatim detyrimesh. Futja në BE nuk është ulërimë e Sali Berishës, as biznes e ryshfet i Ilir Metës, por zhvillim shoqëror-ekonomik progresiv.
Këto tregues, pushtet-banda SALI i ka kthyer në hiç. Tashmë Shqipëria nuk disponon asgjë për tu konsideruar edhe minimalisht shtet, vend apo komb. Kjo pjesë toke që kemi, me të cilën njihemi në Europë e në botë, nuk përjeton asnjë zhvillim. Ekonomia e falimentuar nuk është rigjallëruar, duke u tjetërsuar në kombinate, uzina, fabrika, ndërmarrje e linja prodhimi gërmadha, të cilat pushtet-banda SALI premtoi se do ti rikthente në aktivitet
