1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në Tiranë
Sot eshte dita kur te gjithe kthejme syte nga femijet. Me rastin e festës nderkombetare të fëmijëve, Bashkia e Tiranës ka organizuar sot një ditë të mbushur me plot aktivitete kushtuar fëmijëve të kryeqytetit
TIRANE-Sot është 1 Qershori, dita ndërkombëtarë e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve, shtetit tek ata. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, per ti thene jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Eshte dita kur vete femijet ngrene zerin per te drejtat e tyre, por ne ndryshim nga rriturit, protesta e tyre behet me lojra festive.
Me rastin e festës së fëmijëve, Bashkia e Tiranës ka organizuar sot një ditë të mbushur me plot aktivitete kushtuar fëmijëve të kryeqytetit.
Me partnerët dhe pjesmarrësit si cerdhet e kopshtet e kryeqytetit si dhe disa fondacione e shoqata, në orën 10:00, Bashkia cel projektin: Qyteti i Ngjyrave.
Nga ora 10:00 deri në orën 12:00, Sheshi para Skëndërbeut do të krijojë Telajon e ëndrrave. “Për fëmijët do të shtrohet një telajo gjigande mbi të cilën do të pikturojnë e do të shprehin lirshëm fantazinë e tyre, idetë e tyre dhe do të kënaqen duke përdorur të gjitha ngjyrat e vëna në dispozicion. Do të përfshihen fëmijë të të gjitha kategorive.
Po gjatë këtij orari tek lulishtja pas Skënderbeut do të realizohen animacione dhe performanca me fëmijët e çerdheve dhe kopshteve
Ndërsa tek Sheshi para Muzeut Kombëtar do të zhvillohet nga ora 10:00 deri ne orën 12:00, koncerti i fëmijëve, të cilët do të organizojnë një koncert argëtues me këngë dhe kërcime të gëzueshme . Ndërkaq tek tendat e panairit, do të promovohen shërbimet dhe aktiviteti i organizatave që punojnë me fëmijët.
Kurse Sheshi tek Galeria do të servirë Shtëpitë e Ëndrrave, ku ndodhen 2 shtëpi të mëdha prej bukë peshku. Por nuk do të mungojë as muzika me instrumenta. Pritet në këtë shesh edhe një performancë me violina , ku do të realizohet muzikë klasike dhe moderne
Kurse Parku Rinia gjatë gjithë kësaj kohe do të jetë i mbushur me shfaqje me kllouna dhe lojra interaktive. Aktivitete me femijët priten edhe në Presidencë.
(d.b/BalkanWeb)