Korcë,Kodheli: Gratë, më të papuna se 4 vjet më parë
Kandidatet socialiste në qarkun Korcë, Mimi Kodheli, Olta Xhacka e Irena Kallco kanë zhvilluar një takim me gratë e qytetit të Korcës. Kodheli theksoi se Shqipëria dhe vecanërisht gratë janë më të papuna se 4 vjet më parë.
KORCE- Kandidatet socialiste në qarkun Korcë, Mimi Kodheli, Olta Xhacka e Irena Kallco kanë zhvilluar një takim me gratë e qytetit të Korcës. Në fjalën e saj Kodheli tha se Shqipëria dhe vecanërisht gratë janë më të papuna se 4 vjet më parë, ndërsa ka kërkuar votën për Partinë Socialiste për të bërë të mundur ndryshimin.
“Përqindja e papunësisë te gratë është shumë mbi mestaren mbi përqindjen e papunësisë në Shqipëri, e cila nga ana e vetë, është një përqindje shumë më e lartë krahasuar me atë në Europë. Sot, në kohën e internetit, analfabetizmi ndër femra është absolutisht më i lartë se ndër djem dhe rritet me hapa galopante. Sot, kur në Europë ka më shumë se kurdoherë gra që përfaqësojnë vendet e tyre, në pozicione shumë të rëndësishme, Shqipëria pëson një dhunë në rritje ndaj grave dhe një indiferentizëm të pashoq të strukturave shtetërore ndaj këtij fenomeni të trishtueshëm” theksoi Kodheli. (e.n/BalkanWeb)