E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të kalojë rrugën, vdes në aksident 37-vjeçarja

Në momentin që ka zbritur nga autobusi për të kaluar në anën tjetër të rrugës, nuk ka qenë e vëmendshme dhe është aksidentuar nga një automjet "Wolksvagen" me targa të Durrësit 

TIRANE-Një aksident i rëndë automobilistik që ndodhi në aksin rrugor Krutje- Poshnjë të rrethit të Lushnjës, ka shkaktuar vdekjen e një 37-vjeçareje që teksa po zbriste nga autobusi, nuk ka parë një automjet tjetër në lëvizje dhe është përplasur prej tij. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në orën 22:00 të mbrëmjes dhe mësohet se viktima ka qenë në një autobus së bashku me kolektivin e saj, të cilët kanë qenë për vizitë jashtë rrethit, dhe po kthehej në shtëpi. Në momentin që ka zbritur nga autobusi për të kaluar në anën tjetër të rrugës, nuk ka qenë e vëmendshme dhe është aksidentuar nga një automjet "Wolksvagen" me targa të Durrësit. Policia rrugore ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariatin e policisë për të sqaruar ngjarjen. Ekspertë të kësaj policie kanë nisur hetimin për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Burimet zyrtare të policisë pohuan faktin se ka qenë veprimi i 37-vjeçares Goga (e cila ka tentuar që të kalojë rrugën pa e kontrolluar atë nëse kishte automjet në lëvizje), ai që ka sjellë aksidentin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›