Dita kundër duhanit, Godo: Parandalimi i vështirë
Shqipëria është një nga vendet me numrin me të lartë të duhanpirësve në Evropë. Shifrat vijnë në ditën botërore të luftës kundër duhanit. Ligji i hyrë në fuqi në vitin 2007 kundër duhanit nuk nuk ka ndikuar në uljen e përdoruesëve.
TIRANE- Duhani vret rreth 3800 shqiptarë në vit, kjo ëhtë shifra tronditëse që ka dhënë ministrja e shëndetësisë Anila Godo, në ditën kombëtare të luftës kundër duhanit.
Ligji i hyrë në fuqi në maj të vitit 2007 kundër pirjes së duhanit në ambjentet publike nuk ka ndikuar aspak në uljen e numrit të përdoruesve, nga të cilët 56% e tyre janë meshkuj mbi moshën 15 vjec dhe 20% janë femra po mbi këtë moshë. Sipas ministres Godo edhe pse janë marrë shumë masa për parandalimin, sërish numri i duhanpirësve mbetet i larte.
“Vendi ynë renditet me një përqindje të lartë të duhan pirjes. Një studim i para dy vitesh i shoqatës amerikane të kancerit në Shqipëri dëshmon se duhanpirjes mund ti atribuohen rreth 3800 vdekje të parakohshme në vit. Megjithëse në të shumtën e rasteve, lokalet vetë janë përpjekur të respektojnë ligjin duke vënë lajmërime të ndalimit të duhanit apo duke hequr tavllat nga tavolinat, mbetet akoma shumë përgjegjësi tek individët duhanpirës për të cilët ligji nuk parashikon sanksione” theksoi Godo.
Lufta kundër duhanit është një prej sfidave më të rëndësishme të Shëndetit Publik në mbarë botën. Nga sëmundjet që kanë si shkaktar duhanin vdesin 5.4 milionë njerëz në vit. Ndonëse statistikat janë të renda ky fakt nuk i ndalon përdoruesit e duhanit të konsumojnë mbi 6000 ton cigare në vit. Gjysma e përdoruesve të duhanit vritet dhe gjysma tjetër është e predispozuar të vuajë nga sëmundje të rënda, ku 1.2 milion e rasteve janë me kancer në mushkëri. (e.n/News24/BalkanWeb)