E Diel, 1 Nëntor 2026

1 Qershori, Rama pranë fëmijëve jetim në Vlorë, premton të ardhme më të mirë

VLORË- Kreu i PS-së, Edi Rama njëherësh kandidati për deputet në Qarkun e Vlorës ka përzgjedhur shtëpinë ku strehohen fëmijët jetim të qytetit bregdetar për ti uruar gjithë fëmijëve shqiptar  “Gëzuar 1 Qershorin”. I shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, Rama qëndroi në mes të fëmijëve, të cilët luanin dhe gëzonin. 

“Rama gëzuar 1 Qershorin. Bashkë me kryetarin e Bashkisë vendosët që sot këtë 1 qershor ta festojmë tek jetimorja me fëmijët jetim dhe më fëmijët e tjerë të lagjes me dëshirën e madhe duke i uruar 1 Qershorin fëmijëve të zotohemi se do bëjmë më shumë, për të gjithë fëmijët e Vlorës, për fëmijët që kanë nevojë për kushte më të mira, ne çerdhe kopshte shkolla lagje, kanë nevoje për hapësira dhe aktivitet që ti shërbejnë mirë rritjes së tyre”, tha Rama. 

Kryesocialisti Rama kishte marrë me vete dhe dhurata për fëmijët (kompjutera të vegjël, dore). Rama tha se tabletat do të sjellin risi për shkollën ,teksa nuk shmangu edhe premtimet elektoral se brenda 4 viteve të ardhshme shkolla e mesme dhe më pas ajo 9-vjecare do të pajisen me tabletave kompjuterike që së shpejti mund të zëvendësojnë librat.

vijon Lidhje te tjera Sot 1 Qershori, fëmijët ‘protestojnë’ me lojëra FOTO: 1 Qershori, Rama pranë fëmijëve jetim në Vlorë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›